Lidhu me ne

Radar

Kush është Ghislaine Maxwell? Ish-e dashura e Jeffrey Epstein del në gjyq

Ghislaine Maxwell ka fituar famë botërore si ish e dashura dhe shoqëruesja e pedofilit të dënuar dhe ish-financierit Jeffrey Epstein.

Tani, pas më shumë se një viti në paraburgim federal, ajo përballet në gjyq për akuzat për trafikim seksual në Nju Jork. 59-vjeçarja është shpallur e pafajshme për të gjitha akuzat.

Maxwell akuzohet nga prokurorët federalë të Nju Jorkut për konspiracion dhe joshje të të miturave për të udhëtuar dhe për t’u përfshirë në akte seksuale të paligjshme dhe transportim të të miturve për t’u përfshirë në aktivitete seksuale kriminale dhe rekrutimin e vajzave të mitura nga viti 1994 deri në vitin 1997.

Ajo akuzohet gjithashtu për trafikim seksual të një të miture nga viti 2001 deri në 2004, si dhe një akuzë për komplot trafikimi seksual. Epstein vdiq nga vetëvrasja në gusht tw vitit 2019 ndërsa priste gjyqin. Avokati i Maxwell thotë se ajo u akuzua vetëm sepse ai vdiq.

Pas vdekjes së financierit, presioni publik u rrit për t’i burgosur ata që mund ta kishin ndihmuar atë ndoshta duke përfshirë Maxwell dhe një grup të rejash që dyshohet se punonin nën drejtimin e saj përgjegjës jo vetëm për veprimet, por edhe për rolet e tyre.

Në atë hetim, Maxwell ka qenë një objektiv i rëndësishëm. Ajo ka mohuar keqbërjen dhe në një deklaratw e ka quajtur të paktën një nga akuzueset e saj “gënjeshtare”.

Mbështetësit e Maxwell argumentojnë se ajo është mbajtur në kushte jashtëzakonisht të vështira që nga arrestimi i saj më 2 korrik 2020; Kërkesat e saj për t’u liruar me kusht janë refuzuar vazhdimisht. Në seancën e fundit të lirimit me kusht, avokati i Maxwell tha se ajo ishte subjekt i abuzimit fizik dhe emocional nga oficerët, e detyruar të duronte kushte të këqija dhe josanitare të jetesës, privim gjumi dhe ushqim të pamjaftueshëm dhe kishte vështirësi në shqyrtimin e miliona dokumenteve ligjore. Në një seancë paraprake në fillim të nëntorit u dëgjua se ajo nuk kishte kërkuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Avokati i saj, Bobbi Sternheim, pohoi se Maxwell nuk ishte fajtore për një krim për të garantuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Kush është Ghislaine Maxwell?

E lindur në vitin 1961, Ghislaine u rrit në fshatin idilik të Oxfordshire dhe është vajza e Robert Maxwell, një manjati i gazetave me origjinë çeke dhe ish ligjvënëses britanik që vdiq në rrethana misterioze. Manjati i medias ra nga jahti i tij luksoz i quajtur “Lady Ghislaine”  pranë Ishujve Kanarie në 1991. Ai u zbulua pas vdekjes se kishte kryer mashtrim masiv ndaj punonjësve të tij.

Sipas Roy Greenslade, i cili punoi për manjatin e medias si redaktor i The Daily Mirror në fillim të viteve 1990, Maxwell “i kushtoi vëmendje” Ghislaine “në një mënyrë që ai nuk e bëri për djemtë e tij.

Pas vdekjes së babait të saj, Maxwell thuhet se u transferua në Shtetet e Bashkuara.

Në SHBA, Maxwell jetonte një jetë publike dhe shoqërohej në qarqe ekskluzive që përfshinin njerëz të lidhur me politikën. Sipas dëshmive okulare, Maxwell ishte e ftuar në dasmën e ish vajzës së parë Chelsea Clinton dhe madje u soll në prapaskenë në samitin e Nismës Globale Clinton në 2009. Megjithatë Bari Lurie, një zëdhënës i Chelsea Clinton, thotë se e vetmja arsye pse Clinton u njoh me Maxwell ishte sepse ajo po dilte me një mikun e saj. Maxwell u fotografua gjithashtu në vitin 2000 me Donald Trump dhe gruan e tij të ardhshme, Melania Trump, së bashku me Epstein.

Maxwell ishte gjithashtu në sfondin e fotografisë famëkeqe të Princit Andrew, e cila shihet prane nje vajze të re të quajtur Virginia Roberts. Roberts pretendon se ajo u trafikua nga Epstein me ndihmën e Maxwell dhe u detyrua të bënte seks me miqtë e tij, përfshirë Princin Andrew, kur ajo ishte e mitur. Princi ka mohuar prerazi të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Robertsin dhe thotë se “nuk i kujtohet fotografia që është bërë ndonjëherë”.

Në vitin 2012, Maxwell themeloi një shoqatë bamirësie, Projektin TerraMar, i cili synonte të inkurajonte ruajtjen e oqeanit. Sidoqoftë, organizata jofitimprurëse pushoi së funksionuari në dhjetor 2019, sipas të dhënave në Shtëpinë e Kompanive të Mbretërisë së Bashkuar.

Në të njëjtin vit, prokurorët federalë në Nju Jork zbuluan një aktakuzë penale që akuzonte Epstein se kishte drejtuar një rrjet trafiku seksual midis 2002 dhe 2005, ku ai paguante vajza deri në 14 vjeç për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Si u lidh ajo me Jeffrey Epstein?

Maxwell ishte ish-e dashura e kthyer në shoqëruese të Epstein, i cili vdiq në pritje të gjyqit për akuzat federale për abuzim seksual me vajza të mitura dhe drejtimin e një rrjeti trafikimi seksual. Ai ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat.

Dyshja raportohet se janë ndarë në vitet 1990, megjithëse ajo  mbeti e afërt me pedofilin. Emri i saj u përmend shpesh në një seri dokumentesh që u zbardhën vitin e kaluar që pretendonin se ajo ishte një prokuruese për Epstein dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë.

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore11 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook