Lidhu me ne

Mix

“Përfitoi nga trafikimi seksual”, Deutsche Bank pranon t’u paguajë 75 milionë dollarë viktimave të Jeffrey Epstein

"Përfitoi nga trafikimi seksual", Deutsche Bank pranon t’u

“Deutsche Bank” ka rënë dakord të paguajë 75 milionë dollarë si pjesë e një marrëveshjeje ligjore, për t’i dhënë fund një padie që lidh institucionin bankar gjerman, me financierin e pasur Jeffrey Epstein-in, kur ai ishte klient i saj. Ky i fundit vrau veten në burg ndërsa përballej me akuza penale federale, për abuzim seksual me dhjetëra vajza të mitura.

Një grua, e cila nuk ka pranuar të identifikohet, paditi bankën në gjykatën federale të Nju Jork-ut, padi nga e cila përfitojnë edhe viktima të tjera të zotit Epstein. Në padi thuhej se banka me vetëdije përfitoi nga trafikimi seksual i zotit Epstein dhe se “zgjodhi përfitimin e miliona dollarëve nga biznesmeni, në vend të zbatimit të ligjit”.

Një nga firmat ligjore që përfaqësoi gratë në këtë padi, Edwards Pottinger, tha se besonte se kjo ishte marrëveshja më e madhe e arritur me një bankë, lidhur me një padi mbi trafikimin seksual, në historinë e Shteteve të Bashkuara.

“Marrëveshja do t’u mundësojë dhjetëra të mbijetuarave të Jeffrey Epstein-it që më në fund të bëjnë përpjekje për të besuar tek sistemi ynë, duke e ditur se të gjithë individët dhe subjektet që lehtësuan operacionin e trafikimit seksual të Epstein-it më në fund do të mbahen përgjegjës”, thuhej në një deklaratë të firmës.

Frank Hartmann, përfaqësues i “Deutsche Bank”, bëri të ditur të enjten se banka nuk do të komentonte mbi marrëveshjen. Por ai vuri në dukje një deklaratë të vitit 2020 të saj, ku banka pranonte gabimin, që kishte pranuar si klient zotin Epstein.

“Banka ka investuar më shumë se 4 miliardë euro (4.3 miliardë dollarë) për të forcuar kontrollet, proceset dhe trajnimet, dhe ka punësuar më shumë njerëz për të luftuar krimin financiar”, shprehej zoti Hartmann në një deklaratë me shkrim.

Firma ligjore “Boies Schiller Flexner”, e cila gjithashtu përfaqëson paditësit, e quajti marrëveshjen një hap të rëndësishëm për të drejtat e viktimave.

Banka amerikane “JPMorgan Chase”, po përballet gjithashtu me një padi për lidhjet e saj me zotin Epstein, akuza që ajo i ka hedhur poshtë.

Në fund të vitit të kaluar “Deutsche Bank” tha se i kishte ofruar “shërbime rutinë bankare” zotit Epstein nga viti 2013 deri në 2018 dhe se padia sipas saj, as që i mbështeste mjaftueshëm pretendimet se Deutsche Bank, ishte pjesë e rrjetit kriminal të trafikimit seksual të Jeffry Epstein-it”.

Paditë, janë shtrirë gjithashtu edhe në ishujt amerikanë Virgin, ku zoti Epstein kishte një pasuri. Një gjykatës amerikan vendosi muajin e kaluar që drejtori ekzekutiv i bankës J”PMorgan Chase”, Jamie Dimon, të përballet deri në dy ditë, me pyetje nga avokatët që trajtojnë paditë.

Qeveria e ishujve Virgin po përpiqet gjithashtu të thërrasë zyrtarisht edhe miliarderin Elon Musk si pjesë e një procesi gjyqësor të saj, kundër “JPMorgan-it”, ku akuzon gjigantin bankar se ka mundësuar pagimin e viktimave duke ndihmuar në fshehjen e abuzimeve seksuale të zotit Epstein, prej dekadash.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook