Lidhu me ne

Temporal

Të rinjtë e talentuar duhet t’i mbajmë në atdhe

Të rinjtë e talentuar

Intervistë me Xhafer Rakipllari, Drejtor i Administrimit dhe i Shërbimeve Akademike, Këshilltar Karriere.

Në Universitetin e Durrësit historitë e suksesit të epokës digjitale dhe sipërmarrjeve inovative nuk po mungojnë. Dy nga rastet më të spikatura janë Xhulia Kurti, e cila me idenë e saj të start-upit arriti të fitojë vendin e dytë në një konkurs global në Gjermani, si dhe të marrë një dhuratë direkte nga miliarderi i njohur Bill Gates, që vlerësoi idenë e saj. Një tjetër shembull, i cili është sjellë edhe nga Businesss Magazine është rasti i Ornela Rrustaj, e cila arriti që me klubin e saj studentor të regjistrohej në platformën e Google duek u bërë e para në vendin tonë.

Këto histori të dukshme, por jo të vetmet në Universiten e Durrësit, sigurisht nuk mund të vijnë edhe pa ndihmën e stafit akademik. Xhafer Rakipllari është Drejtor i Administrimit dhe i Shërbimeve Akademike, si dhe këshilltar karriere pranë Universitetit. Në dukje një rol që nënvlerësohet në çdo universitet shqiptar, por në zhvillimin e tregut të lirë merr një rëndësi jetike dhe profesor Xhaferi e di shumë mirë këtë.

Forca që u jep studentëve, këshillimi i tyre, qëndrimi si një shtyllë e djathtë, motivimi për të ecur në rrugën e duhur janë të gjithë pjesë e “dorës së padukshme”, të cilat nxjerrin histori suksesi dhe përbëjnë faktorin kyç, në një epokë ku çdo gjë mund të mësohet në internet me vullnetin dhe drejtimin e duhur.

Në intervistën që zhvilluam me të, mesazhi kryesor dhe brenga më e madhe për profesorin është largimi i të rinjve. Sipas tij, vendi ynë i ka të gjitha kushtet që për më të talentuarit të ofrojë punë dhe jetë me dinjitet.

Po shohim që në universitetin e Durrësit talente të reja po nderojnë Shqipërinë ndërkombëtarësisht në industrinë e IT. Cila është roli që luajnë profesorët e UAMD dhe ju personalisht në këtë sukses?

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” po arrijnë rezultate të shkëlqyera në konkurse ndërkombëtare, start-up, por edhe në përvojat e tyre Erasmus+ në universitetet më në zë të Europës.  Sjell në vëmendje shembullin e Xhulia Kurtit, e cila fitoi vendin e dytë në një konkurs shumë të rëndësishëm global dhe pret të takojë sponsorë të rëndësishëm gjermanë. Njëjtë Ornela Rrustaj, e cila e nisi duke themeluar një klub studentor dhe tani e ka futur Shqipërinë në hartën e vendeve të mbështetura nga Google Development Students Clubs. Vlerësim meriton edhe Erblini, i cili nga një gjimnaz rural në veri të vendit përfundoi masterin në një nga universitetet më të modernizuar të Suedisë. Lektorët e tij në Malardalen na shkruanin sesa me fat ishin që kishin një student me rezultate të shkëlqyera dhe që shërbente si model për studentët e tjerë suedezë apo europianë. Të njëjtin sukses kanë arritur edhe Arnilda, Renata, Mario, dhe studentë të tjerë në shkëmbimet e tyre studentore në Universitetin Cote d’Azur në Francë, Universitetin  e Valencias,  Zarës, etj.

Ne jemi fokusuar shumë në promovimin e këtyre rasteve të suksesit sepse shohim një potencial të jashtëzakonshëm talenti në UAMD, por edhe në universitetet shqiptare. Studentë të tjerë presin të pikasen dhe mbështeten për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe vënë ato në shërbim të komunitetit. Krijueshmëria, inovacioni, ndryshimi që ne presim, do të vijnë nga motivimi dhe mbajtja e këtyre të rinjve këtu.

Cila mendoni se janë këshillat e duhura për t’i dhënë të gjithë të rinjve të talentuar që mund të demotivohen nga ambienti përreth tyre dhe po zgjedhin të emigrojnë pasivisht?

Në një mjedis, ku për hir të së vërtetës zgjohemi dhe ngrysemi me probleme nga më të ndryshmet, motivimi i të rinjve është shumë i rëndësishëm. Më vjen ndërmend shembulli i Nobelistit të Kimisë, Tomas Lindahl, i cili gjatë gjimnazit ishte ngelës pikërisht në Kimi. Shpesh është mungesa e frymëzimit dhe e motivimit që na pengojnë të japim më të mirën tonë.

Këshilla ime për studentët është që të përfitojnë sa më shumë nga epoka digjitale. Të shfrytëzojnë bibliotekën JStor, tutoriale të ndryshme, të ndjekin kurse nga universitetet më të mirë në botë. Psh, Universiteti i Durrësit iu ka mundësuar të gjithë studentëve një kurs pa pagesë përmes platformës Coursera dhe sot një student i UAMD-së mund të ndjekë kurse të MIT, Cambridge, Harvard, etj.

Po ashtu, universitetet tona sot janë më të hapur. Ka mundësi për bursa semestrale ose vjetore Erasmus+ në universitetet më të mira europiane. U sugjeroj fuqimisht studentëve që të aplikojnë në këto programe që të rrisin kulturalisht dhe profesionalisht.

Një tjetër këshillë do të ishte organizimi në klube, unione studentore. Nga përvoja ime kam vënë re që kur këta studentë bëhen bashkë, ka një energji të jashtëzakonshme, nga e cila përfitojnë ata vetë, të tjerë që u rrinë përreth, mbarë vendi.

Studentët nuk duhet t’u thonë jo as praktikave të punës apo punës vullnetare. Aty do të aftësohen, por edhe do të mësojnë për rrjetëzimin, punën në grup, etj.

Meqë jemi këty, kam vënë re që shumë studentë nuk gjenden mirë me idenë e “rrjetëzimit”. Por, rrjetëzimi nuk është vetëm për rastet kur kemi nevojë për ndihmë. Ky proces merr kuptim kur tregojmë interes për të tjerët, për profilet dhe historinë e tyre dhe mendojmë se si mund t’u vijmë në ndihmë me aftësitë, kontaktet dhe ekspertizën tonë. Me këtë qasje, rrjetëzimi merr më shumë kuptim si një ndërveprim, në të cilin japim dhe marrim, çka i bën gjërat më të thjeshta. Pjesa tjetër pastaj rrjedh natyrshëm.

Së fundi, si një i rikthyer në Shqipëri, dua të them se e kemi për detyrë ndaj etërve tanë, etërve të këtij vendi, që sakrifikuan gjithçka për të, që të ndezim shpresën e të rinjve për të qëndruar dhe kontribuar në Shqipëri. Ne nuk duhet kurrësesi të pengojmë aspiratat e tyre për të studiuar, punuar dhe jetuar jashtë vendit. Ajo që duhet të bëjmë, dhe na takon ta bëjmë mirë, është që të ofrojmë mundësi për të studiuar dhe punuar dinjitetshëm edhe në Shqipëri. Shqipëria nuk meriton të jetë zgjedhje dëshpërimi.

Cilat janë hapat e radhës që mendoni se universitetet ne Shqipëri duhet të ndërmarrin për të zhvilluar talentet e tyre?

Pa asnjë medyshje do të thosha zhvillimi i shërbimeve të karrierës. Për universitetet e gjeneratës sonë nuk është më e rëndësishme veç mësimdhënia dhe kërkimi shkencor, por edhe kalimi sa më i butë i studentëve drejt tregut të punës.

Kjo nuk është thjesht një fjalë e rastit, por lidhet ngushtësisht me bashkëpunimin e universitetit me sipërmarrjen. Studentët, jo vetëm që duhet të kryejnë praktika pune pranë biznesit, por edhe të zhvillojnë tezat e tyre Bachelor apo Master dhe punë kërkimore pranë tyre. Kjo do t’u shërbente shkëmbimit të inovacionit, ideve, aftësive dhe burimeve njerëzore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit./ https://businessmag.al/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook