Lidhu me ne

Temporal

Henry Kissinger: Inteligjenca Artificiale, e rrezikshme. Akoma nuk e njohim mirë

Tashmë në moshën 98-vjeçare, ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henri Kisinger ka një fushë krejtësisht të re interesi: Inteligjencën Artificiale. Ai u intrigua mbi këtë fushë pasi u bind nga Erik Shmid, që në atë kohë ishte drejtues ekzekutiv i Google, të merrte pjesë në një leksion mbi këtë temë në konferencën e Bilderberg në vitin 2016.

Së bashku me dekanin e Kolegjit të Informatikës nëMIT, Daniel Hatenloher, ata po punojnë për të shkruar një libër të ri “Epoka e Inteligjencës Artificiale”, në lidhje me implikimet e rritjes dhe vendosjes së shpejtë të inteligjencës artificiale, për të cilën ata thonë se “parashikon një revolucion në çështjet njerëzore”.

Libri argumenton se proceset e inteligjencës artificiale janë bërë aq të fuqishme, aq të zhytura në çështjet njerëzore dhe kaq shumë të paparashikueshme, saqë nëse nuk menaxhohen me kujdes ato mund ta dërgojnë historinë njerëzore në një drejtim të rrezikshëm.

Dr. Kisinger, ju jeni një burrë shteti i vjetër. Pse menduat se Inteligjenca Artificiale ishte një temë me shumë rëndësi për ju?

Kur isha student në universitet, shkrova tezën time të diplomës prej 300 faqesh – e cila u ndalua të botohej – me titull “Kuptimi i historisë”. Tema e të kuptuarit të historisë, dhe ku po shkojmë ne si shoqëri më ka intriguar gjatë gjithë jetës.

Mrekullia teknologjike nuk më magjeps aq shumë. Ajo që më intrigon është fakti që ne po kalojmë në një periudhë të re të ndërgjegjes njerëzore, të cilën ende nuk e kuptojmë plotësisht.

Kur them një periudhë e re e ndërgjegjes njerëzore, kam parasysh faktin se perceptimi i botës do të jetë i ndryshëm, të paktën po aq i ndryshëm sa midis epokës së iluminizmit dhe periudhës mesjetare, kur bota perëndimore kaloi nga perceptimi fetar i botës, në perceptimin e botës të bazuar tek arsyeja.

Ky kalim do të jetë më i shpejtë, pasi ekziston një dallim i rëndësishëm. Në epokën e Iluminizmit, ekzistonte një botë konceptuale e bazuar tek besimi në Zot. Kësisoj, Galileo Galilei dhe pionierët e mëvonshëm të Iluminizmit kishin një filozofi mbizotëruese kundër së cilës ata duhej të testonin sistemin e tyre të të menduarit.

Ne mund të gjejmë gjurmët e teorisë së evolucionit tek ai sistem. Ne jetojmë në një botë e cila në fakt nuk ka asnjë filozofi; nuk ka një pikëpamje filozofike mbizotëruese. Në këto kushte, teknologët mund të ecin me shpejtësi përpara. Ata mund të zhvillojnë gjëra që e ndryshojnë botën, por askush nuk mund të thotë sot: “Këtë duhet ta integrojmë në diçka”.

Kur u takuat me Erik Shmid dhe ai ju ftoi të flisnit në Google, ju thatë se e konsideronit kompaninë kërcënim për qytetërimin. Pse mendoni kështu?

Unë nuk doja që një organizatë të kishte monopolin në dhënien e informacionit. Mendoja se ishte jashtëzakonisht e rrezikshme që një kompani e vetme të ishte në gjendje të ofronte informacion, dhe të ishte në gjendje të përshtaste atë që ofronte, duke studiuar atë që publiku donte apo e konsideronte të besueshme.

Në këtë mënyrë, e vërteta u bë relative. Kjo ishte gjithçka që dija në atë kohë. Dhe arsyeja që ai më ftoi të takohesha me grupin e tij algoritmik, ishte që të kuptoja se kjo nuk ishte arbitrare, por se pas saj kishte disa mendime dhe analiza.

Duke pasur parasysh se shumë njerëz mendojnë se nuk mund t`u besohet shumë kompanive të teknologjisë, për shkak se shumë nga manipulimet që ata kanë përdorur për të përmirësuar biznesin e tyre nuk kanë qenë domosdoshmërisht të shkëlqyera për shoqërinë, çfarë roli mendoni se po luajnë liderët e teknologjisë në këtë sistem të ri?

Unë mendoj se kompanitë e teknologjisë po e udhëheqin botën drejt një periudhe të re të ndërgjegjes njerëzore, siç bënë dikur brezat e Iluminizmit kur kaluan nga feja tek arsyeja. Sot teknologët po na tregojnë se si ta lidhim arsyen me inteligjencën artificiale. Është një lloj tjetër njohurie në disa aspekte, dhe kjo me arsye – bota në të cilën unë jam rritur – secila provë mbështet tjetrën.

Në rastin e Inteligjencës Artificiale, gjëja më befasuese është se ju arrini në një përfundim që është i saktë. Por nuk e di arsyen. Dhe kjo është një sfidë krejtësisht e re. Ndaj në disa aspekte, ajo që ata kanë shpikur është e rrezikshme. Por kjo e çon përpara kulturën tonë. A do të ishim më mirë nëse nuk do të ishte shpikur kurrë? Unë nuk e di këtë. Por tani që ajo ekziston, ne duhet ta kuptojmë atë, pasi ajo nuk mund mund të zhduket.

Cili mendoni se është implikimi kryesor gjeopolitik i rritjes së Inteligjencës Artificiale?

Unë nuk mendoj se e kemi shqyrtuar si duhet këtë çështje. Nëse imagjinojmë një luftë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, sot kemi armë të pajisura me inteligjencë artificiale. Dhe si çdo inteligjencë artificiale, ato janë më efektive në atë që planifikohet.

Po ashtu, ato mund të jenë shumë efektive në atë që ata mendojnë se është objektivi i tyre. Pra, po jetojmë në një botë me pasiguri më të vogla. Së dyti, meqenëse askush nuk i ka testuar vërtet këto gjëra në një operacion me shkallë të gjerë, nuk mund të thuash me saktësi se çfarë do të ndodhë kur të ndërveprojnë avionët luftarakë nga të dyja palët.

Pra shqetësimi juaj është se Inteligjenca Artificiale është shumë efektive? Dhe ne nuk e dimë saktësisht pse ata po bëjnë atë që po bëjnë?

Kompjuteri “Deep Think” u mësua të luante shah kundër vetvetes për 4 orë. Dhe luajti një lojë shahu që nuk e kishte parë më parë asnjë qenie njerëzore. Kompjuterët tanë më të mirë e mundin veten herë pas here. Nëse kjo ndodh në fusha të tjera, siç duhet dhe është, kjo është diçka për të cilën bota jonë nuk është aspak e përgatitur.

Një nga gjërat për të cilat shkruani në libër është se Inteligjenca Artificiale ka një lloj ane të mirë dhe të keqe. Çfarë doni të thoni me këtë?

Në thelb kisha parasysh atë që thashë në Google. Deri më tani njerëzimi supozonte se përparimi i tij teknologjik ishte i dobishëm ose i menaxhueshëm. Ne po themi se mund të jetë shumë i dobishëm. Ai mund të jetë i menaxhueshëm, por ka aspekte në pjesën menaxhuese, të cilat ne nuk i kemi studiuar fare ose jo mjaftueshëm. Unë jam shqetësuar. Nuk them se duhet ta eliminojmë, pasi tashmë është me ne. Por ne duhet të krijojmë njëfarë filozofie për të udhëhequr kërkimin në këtë fushë.

Kush duhet ta formulojë këtë filozofi? Cili është hapi tjetër?

Ne kemi nevojë për një numër grupesh të vogla që bëjnë pyetje. Kur u diplomova, armët bërthamore ishin të reja. Dhe në atë kohë, një numër profesorësh të shqetësuar në Harvard, MIT dhe Caltech takoheshin shumicën e pasditeve të së shtunës për të pyetur: Cila është përgjigja? Si ta trajtojmë atë? Dhe ata dolën me idenë e kontrollit të këtyre armëve.

Dr. Kisinger, kur pas 50 vjetësh, dikush të kërkojë emrin tuaj në Google, cili do të dëshironit që të ishte fakti i parë për ju?

Që kam dhënë një kontribut në konceptimin e paqes. Po ashtu, do të doja të mbahesha mend për disa gjëra që kam bërë. Por nëse më kërkoni ta përmbledh në një fjali, mendoj se nëse lexoni atë që kam shkruar, të gjitha funksionojnë sërish drejt së njëjtës temë. / Time – Bota.al

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix14 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix14 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet14 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore14 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix14 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix14 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar14 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix15 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal15 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook