Lidhu me ne

Mix

Vitaminat e domosdoshme për shëndetin e grave

Organizmi femëror tregon një nevojë më të theksuar për 8 vitamina specifike. Le të shohim se kush janë , ku gjenden dhe përse janë kaq të rëndësishme.

Vitamina A– Në ketë vitaminë kemi të konservuar beta-caroteni. Ai ndihmon në ruajtjen e eshtrave dhe indeve që janë një nga pjesët më delikate të trupit femeror, sidomos pas perjudhes së menopauses. Gjithashtu, vitamina A stimulon sistemin imunitar mbron dhe fortëson shikimin.

Ushqimet më të pasura me këtë vitaminë janë: qumështi, e verdhe e vezës, perimet me gjethe jeshile, karrotat, pjeperi dhe portokalli.

Vitamina B6– Kjo vitaminë njihet ndryshe me emrin pyridoxine dhe ka një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar dhe rregullimin e hormoneve.Vitamina B është e dobishme për metabolizmin dhe funksionin e trurit.

Ushqimet më të pasura më kete vitaminë jane: mishi i pulës dhe i vicit, tërshera, misri dhe avokado.

Vitamin B9– Ndryshe njihet si acid folik dhe është shumë e dobishme për zhvillimin e sistemit nervor qendror. Kjo vitaminë është edhe një nga lëndet ushqyese kryesore të ADN-së tonë. B9 është vecanërisht e rëndësishme për femrat, sepse ndihmon zhvillimin korrekt te fetusit. Mungesa e acidit folik mund te coje ne lindjen e një fëmije me defekte, por edhe në demtimin e ADN-së.

Ushqimet më të pasura me B9 jane: perimet me gjethe jeshile, frutat, agrumet, bishtajoret, vezët dhe melcitë.

Vitamina B12– Cyanocobalamin është e konservuar në ketë vitaminë. Kjo është përgjegjëse për kujtesës dhe gjithashtu rregullon dhe promovon funksionimin e duhur të nervave. Vitamina B12 është e rëndësishme për ndarjen e qelizave, sintezen e proteinave, metabolizmin dhe sigurimin e energjisë nga ushqimi.

Ushqime më të pasura me B12 janë produktet e qumështit, vezët, peshk dhe mish i kuq.

Vitamina C– Me merita të plota është quajtur “super-vitamina” sepse është burimi më i mirë i karburantit për sistemin imunitar. Ndikimi i kësaj vitamine është i pranishëm në shumë aktivitete qelizor. Vitamina C ndihmon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe lehtëson transportin e hekurit. Përvec kësaj, vitamina C rrit perqendrimin sepse ndikon në rritjen e nivelit te norepinephrines në tru.

Ushqimet më të pasura me këtë vitaminë janë: kivi, portokalli,limoni luleshtrydhja, patatet dhe brokoli.

Vitamina D– Kjo është vitamina e kockave. Me kalimin e moshës kockat humbasin dendësi dhe kjo shoqërohet me shfaqjen e osteoporozes. Përdorimi i vitaminave D që në fëmijëri dhe në vazhdim parandalon këtë rrezik dhe fortëson dhëmbet. Ndikimi i kësaj vitamine ndjehet edhe gjatë ciklit menstrual. Studimet e ndryshme kanë vërtetuar se vitamina D luan një rol kyc në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë dhe të artritit reumatoid.

Kjo vitaminë gjendet kryesisht në ushqime si: qumështi, veza, peshku dhe keshillohet ekspozimi në rrezet e diellit sepse ky i fundit ndihmon në sintezën e kësaj vitamine.

Vitamina E– Eshtë një antioksidant i rëndësishem për femrat. Ajo ndihmon në rritjen dhe fortësimin e flokëve, riparimin e indeve, mbron trupin nga procesi i plakjes, siguron thonjtë të shëndetshme, mbron sytë dhe melcinë.

Ushqimet në të cilat mund të gjeni me shumicë vitamine E janë pothuajse të gjitha frutat dhe perimet.

Vitamina K – Vitamina K është e rëndësishme sepse kjo ndihmon ne koagulimin e gjakut, gjithashtu ndihmon për të mbajtur kockat e forta si edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Ushqimet më të pasura me vitaminen K-jane: perimet me gjethe jeshile, brokoli, vaji i sojës dhe vaji peshkut.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook