Lidhu me ne

Mix

Patatet kanë vlera, por lëkurat e tyre kanë shumë më shumë

Pure apo të skuqura, sido që t’i pëlqeni patatet, është mirë që të mos i qëroni ato. Ngrënia e patateve me gjithë lëkurë është shumë e dobishme për shëndetin.

Disa nga përfitimet që i siguroni trupit nëse i hani patatet me gjithë lëkurë:

Lëkurat e patateve ndihmojnë në normalizimin e presionit të gjakut

Vuani nga presioni i lartë i gjakut? Ose doni të siguroheni që të jetë gjithmonë në normë? Atëherë gatuajini patatet me gjithë lëkurë. Kjo sepse lëkurt e tyre përmbajnë sasi të larta të kaliumit, një mineral që ndihmon relaksimin e mureve të enëve të gjakut duke luftuar kështu presionin e lartë të gjakut.

Janë gjithashtu të dobishme për metabolizmin dhe muskujt

Kaliumi është i dobishëm jo vetëm për të mbajtur nën kontroll presionin e lartë të gjakut, por gjithashtu rregullon normën e metabolizmit. Minerali në fjalë ëhtë i rëndësihëm për kontraktimin e muskujve skeletorë gjithashtu. Ekspertët thonë gjithashtu se kaliumi luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e qelizave nervore.

Ngrënia e tyre parandalon aneminë

Mungesa e qelizave të kuqe në gjak quhet anemi dhe kjo gjendje lidhet me defiçencën e hekurit. Në mënyrë që të parandaloni aneminë, sigurohuni që në dietën tuaj të përditshme të merrni mjaftueshëm hekur. Ngrënia e patateve me gjithë lëkurë është një mënyrë e mirë për të rritur sasinë ditore të hekurit.

Lëkurat e patates ju japin energji

Ka shumë lëndë ushqyese që gjenden në lëvoret e patateve dhe një prej tyre është dhe niacina. E njohur gjithashtu si vitamina B3, niacina është e rëndësishme për shndërrimin e karbohidrateve në energji të cilën qelizat e përdorin për funksionet e tyre. Niacina është gjithashtu jetike për formimin e qelizave të reja dhe mbrojtjen e tyre nga stresi oksidativ.

Janë të pasura me fibra dietike

Lëkurat e patateve kanë sasi vërtet mbreslënëse fibrash distike të cilat ndihmojnë uljen e kolesterolit të keq. Fibrat janë të rëndësishme për zorrët dhe parandalimin e kapsllëkut. Ekspertët thonë se ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra të tilla si patatet e paqëruara mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë. Përveç konsumit të patateve me gjithë lëkura, këto të fundit mund t’i përdorni edhe për të përmirësuar pamjen tuaj.

Lëkurat e patateve ndihmojnë në zhdukjen e njollave të errëta në lëkurë

Duke përdorur një napë, shtrydhni lëngun e lëvoreve të patateve. Aplikojeni lëngun në njollat e errëta disa herë në ditë, për t’i zhdukur ato. Lëngu në fjalë mund të aplikohet edhe në zona të tjera të errëta të trupit si gjunjët, bërrylat, etj.

Luftojnë qeskat e syve

Kastraveci nuk është e vetmja perime që lufton rratët e syve. Vendosini lëvoret e patateve në sytë tuaj dhe qeskat do të zhduken. Ato minimizojnë gjithashtu rrathët e zinj poshtë syve.

Masazhimi i tyre në skalpin e kokës nxit rritjen e flokëve

Thjesht masazhoni lëkurat e patateve në skalpin tuaj pak minuta para se të bëni dush. Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët e lëkurave promovojnë rritjen e flokëve. Veprimi masazhues gjithashtu ndihmon për të nxitur qarkullimin e gjkaut në folikulat e flokëve.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix3 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix3 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook