Lidhu me ne

Mix

4 shenja paralajmërojnë probleme me funksionimin e veshkave

Veshkat janë dy organe çift në formën e kokrrave të fasules të vendosura në dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë zgavrës abdominale.

Në brendësi të secilës veshkë gjenden rreth një milion nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Veshkat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në sekretimin e hormoneve të caktuara dhe rregullojmë tensionin e gjakut dhe filtrojnë toksinat e ndryshme që hyjnë në organizëm.

Sipas ‘’American Kidney Fund” sëmundja e veshkave është sëmundja e nëntë më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Por, cilat janë shenjat që paralajmërojnë probleme me funksionimin e veshkave:

1.Urina juaj ka një erë më të çuditshme se zakonisht: Aroma e urinës varet nga faktorë të ndryshëm si për shembull regjimi ushqimor ose aktiviteti fizik, por nëse veshkat tuaja nuk po kryejnë ashtu siç duhet funksionin e tyre filtrues me siguri do të vini re që urina mban një erë të çuditshme.

2.Ndryshime në ngjyrën e urinës: Tek personat e shëndetshëm, urina ka në përgjithësi ngjyrë të verdhë të lehtë. Sa më shumë të hidratoheni, aq më e zbehtë është ngjyra e saj. Çdo ndryshim i theksuar i ngjyrës së urinës tregon se trupi juaj nuk po merr sasinë e duhur të ujit dhe mund të jetë paralajmërim për gjendje shëndetësore të ndryshme, lexoni çfarë tregon ngjyra e urinë për shëndetin.

3.Dhimbje barku: Dhimbja e barkut mund të jetë shenjë paralajmëruese e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë edhe veshkat. Në rast se dhimbja ju shkaktohet nga veshkat do të ndjeni një lloj therjeje kryesisht në skajet e barkut, si dhe mbrapa.

4.Shpeshtësia e urinimit: Sasia e ujit që konsumoni ndikon drejtpërdrejt në shpeshtinë e urinimit. Por, problemet me veshkat janë shkaktare të ndryshimeve të këtij procesi: kur jeni të prekur nga oliguria urinoni më rrallë se normalja, ndërsa kur vuani nga poliuria urinoni më shpesh se zakonisht.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix17 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix17 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix17 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix17 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix17 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix17 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix17 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar17 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook