Lidhu me ne

Radar

Berisha i shpall “luftë” Soros/ Zbulon misionin e demokratëve

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone mjaft të forta sot në stadiumin “Air Albania”, ku dhe po mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm Kombëtar i Partisë Demokratike.

Berisha ka theksuar se misioni i demokratëve është të rrëzojë narkoshtetin, sikurse i referohet ai qeverisë së kryeministrit Edi Rama, si dhe të ngrejë PD në piedestalin që e meriton.

Po ashtu Berisha, ka thënë se PD do të luftojë mafian dhe armikun e shqiptarëve, sikurse e cilesoi ai, multimilarderin Geroge Soros.

Do rivendosim në shoqëri vlerat më të mëdha të çmuara, lirinë dhe të drejtat e individit, dinjitetin njerëzor, ekonominë e tregut, pronën, qeverisjen. Taksat e ulëta, rritja e pagave dhe penisoneve, do ketë në qendër shtetin ligjor.

Kjo është thirrja juaj sot nga ky tubim i jazhtëzakonshëm, nga ky Kuvend i pashembullt në histori. Ky Kuvend sjell si forcë politike të inetersit kombëtar që sot vuan më shumë se kurdoherë tjetër që nga diktatura. Më lejoni sot në emër tuaj të përulem me mirënjohje të pakufijshme ndaj studentëve liberatorë të dhjetorit të “90 që u ngritën si luanë të vërtetë.

Studentët me vullnetin e tyre të hekurt. Studentët gjunjëzuan diktaturën, themeluan PD të atyre vlerave që ne sot rivendosim përëri në themelet e saj. Më lejoni të përshëndes të gjtihë ata që themeluan PD, që përmbysën diktaturën në Shqipëri.

Ata hodhën në Shqipëri themelet e rendit demokratik. Të cilët në lëkurën e regjimit komunist, në vitin “97 qëndruan të pamposhtur, u përballën me rebelimin dhe frymën e bashkimit, me programin, me hapjen e saj. PD u kthye në pushtet. Kuvendi ynë, sot është ngjarja histroike për ata që na shohin kudo në botë sepse mblidhet si kuvend shpëtimtar i vlerave të mëdha që ne ndajmë me ta.

Ai mblidhet si Kuvend i vendosur të rrëzojë narkoshtetin, i vendosur të ringrejë PD si parti konervatore në piedestalin që meriton.

Për të rrëzuar narkoshtetin dhe për të luftuar mafian dhe armikun e shqiptarëve, multimliarderin George Soros”-tha Berisha

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook