Lidhu me ne

Mix

Si të humbni peshë duke rregulluar oraret e ushqimit

Termi krono-dietë është përdorur për herë të parë në vitin 1992 nga studiuesit italianë Mauro Todisco dhe Paolo Marconi dhe që prej asaj kohë është kthyer në një prej regjimeve më të njohura të humbjes në peshë. Ndryshe nga dietat e tjera ku ju kërkohet të vini theksin tek aktiviteti fizik, regjimi ushqimor i shëndetshëm dhe numërimi i kalorive, krono-dieta ju propozon një mënyrë të re të humbisni kilogramët e tepërt.

Ajo bazohet në ritmin biologjik të organizmit, prej nga ka marrë edhe emrin. E shpjeguar në terma më të thjeshtë, koncepti kryesor i dietës është të humbisni peshë duke ngrënë çdo ditë në orare të caktuara. Në mënyrë që organizmi juaj të reagojë sa më mirë, duhet që t’i jepni atij kohën e duhur të përgatitet për të marrë vlerat ushqyese, për t’i absorbuar dhe më pas tretur ato.

Oraret më të mira të ngrënies nuk përjashtojnë vaktet e ndërmjetme, por edhe ato duhet të konsumohen në orare të përcaktuara. Gjithashtu është e këshillueshme që të mos lihet asnjë vakt pa ngrënë, sidomos mëngjesi, madje mungesa e ngrënies së mëngjesit i çon shumë njerëz drejt mbipeshës. Por si duhet të jenë oraret e ngrënies ipas vakteve?

Mëngjesi: Orari 7:30-8:30
Në mëngjes rekomandohen ushqime të pasura me karbohidrate (por jo sheqerna sintetikë), kryesisht të marra nëpërmjet drithërave. Karbohidratet janë jetike për funksionimin e aktivitetit të muskujve dhe të trurit.

Paraditja: Orari 10.30-11.30
Gjatë këtij vakti të ndërmjetëm këshillohet ndonjë pickim i lehtë i ushqimit, gjithmonë pa rënduar stomakun para drekës. Mund të pini lëngun tuaj të preferuar të frutave ose një grusht me fruta të thata.

Dreka: Orari: 12:30-13:00
Gjatë drekës, duhet të konsumohen ushqime me karbohidrate dhe proteina, pasi dreka përbën vaktin kryesor të ditës për shkak të aktiviteteve të përditshme që kryhen përpara dhe pas.

Vakti i pasdites (Zemra): Orari: 17.00-18.30
Ky vakti është gjithashtu një mënyrë shum e mirë për të shuar etjen ose për të ngrën diçka. Mund të pini çaj, pije freskuese natyrale, fruta, çokollatë të zezë etj.

Darka: Orari: 18:30-19:30
Darka duhet të përmbajjë kryesisht me ushqime të pasura me proteina bimore dhe shtazore (perime, fileto pule, peshk, vezë, nënproduktet e qumështit, etj.)

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook