Lidhu me ne

Mix

Toyota prezanton bZ4X

Gati modeli i parë i familjes Beyond Zero

Toyota bz4x 52
Toyota bz4x 51

 Ishte viti 1997 kur Toyota prezantonte Prius, modelin e parë hibrid të projektuar dhe më tej të shitur me sukses në mënyrë masive. Kjo e bën gjigandin japonez prodhuesin e parë që tregoi me fakte një ndjeshmëri të rëndësishme ndaj mjedisit.

Viti 2020 ishte viti kur u prezantua për herë të parë modeli concept bZ4X, një model 100% elektrik, i pari i një familjeje të quajtur Beyond Zero (nga ku dy gërmat e para të emrit) që çon një hap më larg misionin e zerimit të ndotjes mjedisore.

Toyota bZ4X është një crossover i ndërtuar mbi platformën e-TNGA, që do të shërbejë si bazë për shumë modele të tjera që do të vijojnë. bZ4X do të prezantohet zyrtarisht në 2 dhjetor duke u dhënë mundësi klientëve të bëjnë porositë e tyre online menjëherë.

Shumë e ngjashme me modelin concept prezantuar pak muaj më parë, bZ4X ka një pamje moderne. Design i jashtëm përbëhet nga linja dhe forma gjeometrike, të prera, por harmonike. “Cepat” në pamjen ballore dhe të pasme bashkërendohen mirë me linjat me reliev në profil. Këtu spikasin parafangot muskuloze dhe një formë e zhdërvjellët e paraqitur bindshëm. Element design-i interesant është edhe përdorimi ngjyrës së zezë në parafango, ndryshe nga ngjyra e karrocerisë.

Përmasat e bZ4X janë ato të segmentit D-Suv, pra me konkurrentë të llojit Audi Q5 apo BMW X3, por edhe të kalibrit Mazda CX-5 apo Ford KugaE gjatë 469 cme gjerë 186 cm, e lartë 165 cm dhe me interaks 285 cmbZ4X duket e mirëraportuar në përmasa dhe premton hapësirë të mjaftueshme në bord.

Toyota bZ4X do të ofrohet me tërheqje integrale por edhe me tërheqje vetëm në aksin e përparmë. Në versionin me tërheqje përpara bZX4 do të ketë 204 kuaj fuqi dhe 265 Nm moment rrotullues, që garantojnë në 8,4 sekonda kohën nga 0-100 km/h ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 160 km/h. Versioni me tërheqje integrale është i pajisur me dy motorë, nga një për secilin aks, me fuqi totale 218 kuaj, ndërsa momenti rrotullues rritet në 336 Nm. Shpejtësia maksimale është gjithmonë 160km/h ndërsa 0-100km/h ulet në 7,7 sekonda. Tërheqja integrale mund të optimizohet me programe të ndryshme guide për borë, gjol, etj.

Autonomia e premtuar nga Toyota për këtë model është 450 km. Koha e karikimit nga një kolonë e shpejtë karikimi (me fuqi 150 kW) është rreth 30 minuta për deri në 80% të autonomisë. bZ4X mund të karikohet edhe nga një kolonë e thjeshtë ose wallbox në shtëpi me kapacitet 11 kW. Në këtë rast do të duhej gjithë nata për një karikim të plotë. Risi absolute i Toyota bZ4X do të jete paneli diellor i vendosur në tavan (opsional). Sipas burimit nga Toyota, me këtë energji, bZ4X mund të përshkojë deri në 1.800km/vit, por pa specifikuar shpejtësinë apo fuqinë e gjeneruar nga ky suport.

Design-i i bZ4X është edhe më inovativ nga brendaTimoni i bZ4X duket një risi absolute dhe është kurioz fakti që në Europë për momentin mund të jetë i ndaluar. Quhet “Steer by wire” dhe funksionon në mënyrë krejt ndryshe nga sa kemi parë deri tani. Sipas këndit që rrotullojmë ne timonin, shkon një sinjal tek elektromotorët që komandojnë rrotat.

Ky sistem sjell shkëputjen totale mekanike midis timonit dhe rrotave me përfitim në drejtim të komoditetit (zerohen vibrimet në kabinë) dhe hapësirës (zhduket blloku i timonit me aksin e madh të vendosur përpara këmbëve të shoferit). Timoni tradicional në këtë rast zëvendësohet nga një “cloche” në stil avioni.

Toyota e quan këtë timon të ri One Motion Grip sepse me një rrotullim për vetëm 150° rrotat kthehen plotësisht sipas drejtimit të rrotullimit të timonit.

Hapësira në bord është e bollshme. Organizimi i komandave është disi futurist me kuadrin digital në formën e një “cockpit” avioni, shoqëruar me bllokun e komandave të lartë, një zgjedhje origjinale për t’u “hutuar” sa më pak në kërkim të butonave.

Ekrani infotainment me përmasa të bollshme mbështetet në programe që mund të përditësohen online njësoj siç bën rregullisht një smartphone. Sistemi i komandave zanore është në gjendje të marrë edhe urdhëra jo të thjeshtë si ndezja dhe manovrimi i klimatizatorit, i fshirëseve të xhamave e shumë komanda të tjera.

Toyota bZ4X është i pajisur me paketën e sigurisë Toyota Safety Sense të avancuar, tashmë në gjeneratën e tretë. Ndër të tjera, në drejtimin e sigurisë aktive, përfshin një sistem në gjendje të detektojë makinat që futen anash në rrugë dhe që mund të na presin rrugën, një sistem themelor që mund të evitojë shumë aksidente me rrezikshmëri të lartë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook