Lidhu me ne

Mix

Tesla vs Toyota /Tesla bëhet marka automobilistike me vlerën më të lartë në botë

Tesla është ngjitur me dy pozicione, duke u bërë marka automobilistike me vlerën më të lartë, me rritje të vlerës së markës me 44%, në 66.2 miliardë dollarë, sipas një raporti të ri të shoqërisë së konsulencës, Brand Finance, lider në vlerësimin e markave.

Për herë të parë, Tesla është marka automobilistike me vlerën më të lartë në botë dhe, për herë të parë, një markë që nuk prodhon motorë me djegie të brendshme është në krye të klasifikimit global.

Çdo vit, shoqëria Brand Finance analizon 5000 marka lider në nivel botëror dhe publikon më shumë se 100 raporte, duke klasifikuar markat në të gjithë sektorët dhe vendet.

Markat automobilistike më të vlerësuara dhe më të forta në botë përfshihen në klasifikimin e përvitshëm Brand Finance Automotive Industry 2023.

Vlera e Tesla është tashmë pesë herë më e lartë krahasuar me para pandeminë, duke lënë pas markën lider të vitit të kaluar Toyota (vlera e markës është në rënie me 18% në 52.5 miliardë dollarë), dhe markën e renditur e dyta vitin e kaluar, Mercedes-Benz (vlera e markës, në rënie me 3% në 58.8 miliardë dollarë).

Bertrand Chovet, drejtues i përgjithshëm i Brand Finance France, thotë:

“Kjo rritje e vlerës së markës është një sinjal pozitiv për Tesla, i cili tregon se konsumatorët e njohin dhe e vlerësojnë më shumë markën, gjë që potencialisht mund të çojë në rritje të shitjeve dhe të të ardhurave në të ardhmen”.

Konkurrenca në industrinë automobilistike është shumë e madhe, kështu që për Tesla, të arrijë këtë nivel rritje të vlerës së markës është një sukses i jashtëzakonshëm dhe dëshmi e vlerës së markës.

Tesla duhet të punojë për të mbrojtur këtë zhvillim, për të ndërtuar fuqi afatgjatë të markës”.

Sokon është marka automobilistike me rritjen më të shpejtë, +123%

Marka kineze Sokon (vlera e markës është më shumë se dyfishuar në 739 milionë dollarë) është marka automobilistike me rritjen më të shpejtë. Viti 2022 ishte i suksesshëm për Sokon, në të cilin shiti 21% më shumë automjete krahasuar me vitin 2021.

Edhe parashikimet e markës janë rritur gjithashtu, duke ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të vlerës së saj.

Ferrari është marka automobilistike më e fortë, me vlerësim elitar AAA+

Përveç llogaritjes së vlerës së markës, Brand Finance përcakton edhe fuqinë relative të markave nëpërmjet një tabele të balancuar të metrikave që analizojnë investimet në marketing, imazhin e palëve të interesuara dhe ecurinë e shitjeve.

Në përputhje me ISO 20671, vlerësimi i imazhit të palëve të interesuara të Brand Finance përfshin të dhëna të kërkimit të tregut nga më shumë se 100,000 të anketuar në 38 vende dhe 31 industri.

Ferrari (vlera e markës është në rënie me 8% në 7.4 miliardë dollarë) është edhe një herë marka automobilistike më e fortë, me një indeks të fuqisë së markës prej 90.7 dhe një vlerësim të markës AAA+.

Pavarësisht tkurrjes së vlerës së markës, në vitin 2022, Ferrari regjistroi një ecuri të fortë financiare. Reduktimi i vlerës së markës në USD u shkaktua nga lëvizjet e pafavorshme të monedhës dhe shqetësimet për nevojat e ardhshme për financim.

Tesla ka vlerën më të lartë të perceptuar të qëndrueshmërisë me 17.8 miliardë dollarë

Si pjesë e analizës së saj, Brand Finance vlerëson rolin që luajnë atributet specifike të markës në krijimin e vlerës së përgjithshme të markës. Një nga këto atribute, rëndësia e të cilit po rritet me shpejtësi, është qëndrueshmëria.

Brand Finance vlerëson shkallën në të cilën markat specifike perceptohen të jenë të qëndrueshme, e përfaqësuar nga një “rezultat i perceptimit të qëndrueshmërisë”.

Për çdo markë llogaritet Sustainability Perceptions Value. Tesla ka rezultatin më të lartë të perceptimit të qëndrueshmërisë (5.43 nga 10) me vlerë 17.8 miliardë dollarë. Tesla njihet mirë si pionier në teknologjinë e automjeteve elektrike dhe baterive, që po lehtëson kalimin në një ekonomi me emetime të ulëta karboni. Ky imazh është reflektuar qartë në perceptimet e konsumatorëve globalë.

Uber është marka e lëvizshmërisë me vlerën më të lartë dhe ka ‘Sustainability Perceptions Score’ më të lartë, Enterprise është marka më e fortë

Uber është marka e lëvizshmërisë (Mobility brand) me vlerën më të lartë në 2023, me rritje 2% krahasuar me një vit më parë dhe vlerë 23.3 miliardë dollarë.

Dominimi i Uber në sektor theksohet nga fakti se vlera e markës së saj është më shumë se trefishi i vlerës së markës së dytë më të vlefshme të lëvizshmërisë, Enterprise (vlera e markës është rritur me 9%, në 7,7 miliardë dollarë).

Përveçse është marka e lëvizshmërisë me vlerën me të lartë, Uber ka edhe vlerën më të lartë të perceptimit të qëndrueshmërisë, 2.4 miliardë dollarë.

Enterprise është marka e lëvizshmërisë më e fortë, me një Indeks të Fuqisë së Markës prej 76.7 nga 100 dhe vlerësimin përkatës të markës AA+.

Brand Finance

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook