Lidhu me ne

Mix

A e shkakton kolesteroli i keq përhapjen e kancerit

217,631 Doctor Portrait Stock Photos, Pictures & Royalty-Free Images -  iStock

Kur kanceri fillon të përhapet në pjesët e tjera të trupit, shërimi i kancerit bëhet shumë më i vështirë dhe kërkues. Studimi i ri, i publikuar në revistën “Cell Reports”, zbulon se kolesteroli i keq (LDL) e luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e kancerit. Deri tek shfaqja e kancerit vjen kur qelizat normale të trupit fillojnë të sillen në mënyrë abnormale, rriten në mënyrë të pakontrolluar, shumohen dhe formojnë tumore.

Nëse nuk trajtohet me kohë, qelizat e kancerit shumë shpejt mund të fillojnë të përhapen në pjesë të tjera të trupit, gjë që është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri. Nëse e kuptojmë më mirë përhapjen e kancerit apo metastazën, trajtimi i kancerit do të bëhet shumë më i suksesshëm.

Shkencëtarët bëjnë përpjekje të mëdha që ta analizojnë sa më mirë metastazën. Shkencëtarët nga Australia kanë analizuar sjelljen e qelizave të trupit nën ndikimin e kolesterolit të mirë (HDL) dhe të keq (LDL). 

Rezultatet e analizave laboratorike kanë treguar se qelizat e kancerit përhapen më shpejt në qelizat e shëndetshme të trupit nën ndikimin e kolesterolit të keq (LDL). Ata nuk e dinë shkakun e saktë ende, por kanë zbuluar se kolesteroli i mirë (HDL) nuk shkakton përhapjen e qelizave të kancerit. “Ne besojmë se me një kontrollim më të mirë të niveleve të kolesterolit të keq do të mund të ngadalësohej ose parandalohej përhapja e qelizave të kancerit”, thotë udhëheqësi i studimit, prof. Thomas Greëal. Hulumtuesit theksojnë se rezultatet e hulumtimit janë paraprake dhe se duhet kryer vlerësimi nga ekspertë e bashkëpunëtorë të jashtëm. Ata gjithashtu theksojnë se planifikojnë ta vazhdojnë kërkimin për të konstatuar se në ç’mënyrë kolesteroli i keq stimulon qelizat e kancerit që të përhapen.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook