Lidhu me ne

Mix

Ushqimet e Shëndetshme që Ngrenë Humorin dhe Mbrojnë Trurin

nga AgroWeb

Probiotikët gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e mendimeve negative që lidhen edhe me humorin e keq. Foto: Flickr

Në periudhat kur ndiheni të stresuar, në ankth e të mërzitur është shumë e thjeshtë që të drejtoheni tek ushqimi.

Është e vërtetë se këto reagime janë një lloj antistresi për njeriun, megjithëse marrëdhënia me ushqimin nuk është gjithnjë e thjeshtë.

Shpesh mund të gaboni duke zgjedhur atë të gabuarin e për pasojë mund të vuani pasoja në shëndet.

Pasoja që fillojnë duke shtuar në peshë apo duke zhvilluar sëmunjde të ndryshme, siç është diabeti që në të shumtën e rasteve shkaktohet nga ushqimi.

E kundërta ndodh kur konsumoni ushqimet  duhura.

Është shumë e thjeshtë të rregulloni humorin dhe orgizmin tuaj me ushqimet e duhura.

Mënyra e duhur e ngrenies ju ushqen trurin dhe mbush trupin me vitamina e pozitivitet.

Ekspertët i ndajnë në katër grupe të mëdha të cilat do t’i shpjegojmë mëposhtë në këtë artikull.

Ushqimet me omega-3

Ushqime të tilla si peshku apo apo arroët janë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e trurt.

Duke luajtur kështu edhe një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor.

Kjo vërtetohet edhe në një analizë të 26 studimeve të kryera në botë me rreth 150 mijë pjesmarrës.

Ekspertët konfirmojnë se konsumimi në sasi të mëdha të peshkut apo ushqimeve të tjera që përmbajnë omega-3 ndihmon kundër zhvillimit të depresionit.

Kjo yndyrë e shëndetëshme mborn membranat që transportojnë nutrientët tek qelizat e trurit, ulin inflamacionin dhe rrisin nivelet e serotoninës që është hormone i lumturisë.

Rekomandohet të konsumoni peshk të paktën dy herë një javë ku mund të zgjidhni sardele, salmon apo peshk ton.

Perimet jeshile

Për perimet jeshile flitet shumë e jo pa qëllim, vlerat e tyre për trupin nuk kanë fund.

Spinaq, brokoli, lakra, lepjeta, pazi apo cikore llojin zgjidhni ju, por është e rëndësishme që t’i bëni pjesë të ditës tuaj të përditëshme.

Të gjitha këto perime janë një burim i madh i folateve apo vitaminës B që është shumë e rëndsishme për trupin.

Në një studim mbi depresionin dhe ushqimin,  u gjet se ata që konsumonin më pak folate kishin më shumë probleme nga kjo gjendje.

Ndër të tjera konsumimi i pakët i folateve lidhet edhe me lodhjen dhe humbjen e memories.

Rekomandohet të konsumoni 400 mikrogramë folate në ditë që gjendet në një racion spinaq të gatuar.

Probiotikët

Mund të keni dëgjuar shumë për probiotikët dhe rolin e tyre në ndihmën ndaj sistemit tretës.

Probiotikët gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e mendimeve negative që lidhen edhe me humorin e keq.

Këtu futet kosi apo kefiri dhe lloje të tjera bulmeti të fermentuar.

Ndaj të sëmurëve me depresion shpesh rekomandohen edhe kura me suplemente probiotikësh.

Kësthu që për të rritur humorin konsumoni një gotë kos pa yndyrë çdo ditë.

Mund të zgjidhni ta përzieni me fruta apo arrorë të ndryshëm.

Drithërat

Drithërat e plota janë një burim i vitaminës B janë një burim i rëndësishëm energjie për trurin.

Ato përmbajnë fibra dhe mbajnë nivelin e sheqerit në gjak në nivelet e duhura.

Kështu mundohuni të konsumoni çdo ditë edhe pak drithra ku përfshihet orizi kaf apo buka.

Alternativa të tjera me kosnum pak më të moderuar mund të jenë çokollatat e zeza, kafja apo çaji.

Edhe ky grup ushqimesh ndihmon në rritjen e humorit, por duket konsumuar me kujdes.

Ekspertët rekomandojnë rreth 28 gramë çokollatë të zezë në ditë ose rreth 150 kalori.

Ndërsa për kafen dhe çajin mos e kaloni masën e 1 filxhani në ditë./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook