Lidhu me ne

Mix

Çfarë presin njerëzit nga viti 2022? Parashkimet e IPSOS

Çfarë presin njerëzit nga viti 2022? Parashkimet e IPSOS

Pas një vitit tjetër të ndikuar fuqimisht nga Covid-19, njerëzit presin me shpresë dhe padurim atë që do të sjellë viti 2022. Kjo sipas një sondazhi të ri “Global Advisor” të kompanisë Ipsos në 33 vende të botës. Nga 9 pyetjet ku ka të dhëna mbi tendencat që nga viti 2020, 4 tregojnë ndryshime domethënëse, duke treguar një pikëpamje më optimiste të njerëzve për atë do të sjellë viti 2022.

Megjithatë, vazhdojnë shqetësimet për mjedisin dhe rritjen e çmimeve. Dhe ndërsa shumica presin një nivel më të lartë të vaksinimit kundër Covid-19 në të gjithë botën, gjysma (47 për qind) presin shfaqjen e një lloji të ri vdekjeprurës të koronavirusit.

Më shumë se gjysma e njerëzve (56 për qind), besojnë se brenda vitit të ardhshëm më shumë se 80 për qind e popullsisë së botës, do të marrë të paktën një dozë të një vaksine anti-Covid. Amerikano-latinët janë shumë optimistë, me shifra që shkojnë deri në 81 për qind në Peru,

76 për qind në Brazil dhe 69 për qind në Kili. Ndërkohë evropianët janë më skeptikë për shpërndarjen më të gjerë të vaksinave, ku shifrat bien në 42 për qind në Francë, 38 për qind në Zvicër, dhe 33 për qind në Gjermani.

Shumica e njerëzve në mbarë botën, besojnë se në vitin 2022 do të shohim më shumë pasoja të ndryshimeve klimatike. 60 për qind e të anketuarve, mendojnë se vitin e ardhshëm ka të ngjarë që në vendin e tyre të ketë më shumë ngjarje ekstreme të motit, sesa në vitin që po lëmë pas.

Ndërsa disa vende evropiane u goditën rëndë nga përmbytjet këtë vit, nuk është çudi që këto shifra rriten në 72 për qind në Holandë, 69 për qind në Britani, dhe 66 për qind në Belgjikë. 45 për qind e të anketuarve, presin të udhëtojnë më pak në avion sesa në vitin 2019. Njerëzit në Azi janë më të sigurt se ka të ngjarë të ndodhë kështu, me 68 për qind në Kinë, 67 për qind në Singapor, dhe 66 për qind në Malajzi.

Një shumicë e dukshme (75 për qind) pret që çmimet në vendet e tyre të rriten më shpejt se sa të ardhurat. Ndërsa shumica e njerëzve në mbarë botën, mendojnë se kjo gjë ka të ngjarë të ndodhë, vetëm një e treta (33 për qind) mendojnë kështu në Japoni (vend që ka vazhdimisht deflacion).

Vetëm një e treta (35 për qind) në rang global, presin rrënimin e bursave në mbarë botën. Ndërkohë shumica kanë pritshmëri më të mëdha për stabilitetin e tregut të aksioneve në vitin 2022 sesa këtë vit, kur 40 për qind e të anketuarve thanë se tregjet kryesore të aksioneve në mbarë botën, kishin të ngjarë të pësonin kolaps.

71 për qind e të pyeturve, parashikojnë se qendrat e qyteteve në vendet e tyre, do të bëhen sërish të tejpopulluara, pasi njerëzit do t’i rikthehen rregullisht punës në zyrë. 9 në 10 (87 për qind) në Kinë, thonë se kjo gjë ka të ngjarë të ndodhë. Ndërkohë edhe njerëzit në Amerikën e Jugut kanë pritshmëri të ngjashme me 4 në 5 prej tyre (78 për qind) në Argjentinë, Brazil dhe Kolumbi.

Në nivel global, rreth 3 në 10 njerëz (28 për qind) thonë se ka të ngjarë që njerëzit në vendin e tyre, të jenë më tolerantë ndaj njëri-tjetrit. Kjo shifër është 60 për qind në Indi, ndërsa vetëm 9 për qind e francezëve, mendojnë se ka të ngjarë të ndodhë diçka e tillë.

Mbi gjysma (57 për qind) thonë se ka të ngjarë që shumë njerëz të jetojnë në një botë virtuale. Kjo shifër rritet në thuajse 8 në 10 njerëz (77 për qind) në Turqi, por bie në 43 për qind në Britaninë e Madhe, 36 për qind në Arabinë Saudite dhe vetëm 18 për qind në Japoni.

4 në 10 njerëz (38 për qind), mendojnë se ka të ngjarë që qeveritë të vendosin rregulla strikte për kompanitë e mëdha të teknologjisë. Dhe nga Anketa jonë e Trendeve Globale 2021, ne e dimë se 83 për qind e mendojnë se kompanitë e mediave sociale kanë aktualisht shumë pushtet.

4 në 10 njerëz, presin që një fatkeqësi natyrore të godasë një qytet të madh në vendin e tyre. Kjo rritet në 63 për qind në SHBA, dhe 58 për qind në Turqi. Ndërkohë, skandinavët janë më optimistë, dhe vetëm një pakicë pret që një fatkeqësi natyrore të godasë respektivisht Suedinë (24 për qind) dhe Danimarkën (21 për qind). 4 në 10 njerëz (38 për qind), mendojnë se hakerat e komanduar nga një qeveri e huaj, mund të shkaktojnë një mbyllje globale të internetit.

1 në 3 njerëz (34 për qind) në nivel global, mendon se ka të ngjarë që të përdoren armët bërthamore në një konflikt diku në botë. Kjo shifër rritet në gjysmën (52 për qind) e njerëzve në Turqi. Ndërkohë 1 në 7 njerëz në total (14 për qind), pret që alienët ta vizitojnë tokën në vitin 202. Por si gjithmonë, janë indianët më të shumtët në numër, që presin vizitorë nga hapësira e jashtme.

Shpresa është në ndjenjë e përjetshme e njerëzimit. 3/4 e njerëzve (77 për qind) presin një vit më të mirë në 2022-in, duke filluar nga 54 për qind e japonezëve, që thonë se janë optimistë se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë për ta sesa ishte 2021-i.

Kështu mendojnë edhe 94 për qind e kinezëve. Viti që po lëmë pas, dukej se ishte më i mirë se 2020-a për shumicën e vendeve. Si në shumicën e viteve, 3/4 e të anketuarve thonë se vitin e ardhshëm do të marrin disa vendime personale për të bërë disa gjëra specifike për veten apo të tjerët në vitin 2022.

Në përgjithësi ka më shumë optimizëm mbi ecurinë e ekonomisë globale. 3 në 5 njerëz në mbarë botën, bien dakord se ekonomia globale do të jetë më e fortë vitin e ardhshëm, krahasuar me vetëm 54 për qind në vitin 2020. / Ipsos.com –Perktheu: Bota.al

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore18 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook