Lidhu me ne

Mix

Shtatëzani pas moshës 40 vjec? Zbuloni cilat janë substancat që duhet t’i merrni patjetër

Ritmet natyrale të trupit femëror parashikojnë që femra të jetë fertile deri në moshën 43-44 vjec, edhe pse deri në moshën 48 vjec ekziston ende mundësia për t’u bërë nënë. Megjithatë, do të ishte ideale që shtatëzania të ndodhte midis moshës 38-40 vjec, pasi pastaj mamaja hyn në një “proces metabolik të vështirë” të cilin për ta luftuar është e nevojshme të shtohen në dietën e përditshme disa substance thelbësore.

Acidi folik

Fillohet me marrjen ditore të një sasie prej 400 mikrogramë që në momentin që femra vendos për të mbetur shtatëzënë. Kjo substancë është mjaft e rëndësishme për formimin e sistemit nervoz qëndror për shmangien e “spina bifida” tek foshnjat ose e njohur ndryshe si mosformimi I plotë I shtyllës kurrizore. Kjo substancë gjendet tek perimet me gjethe të mëdha jeshile të errët si spinaqi, lakra, brokolit etj.

Yndyrnat omega

Ndihmojnë në formimin e sistemit nervor qëndror të fëmijës, madje nëse merren edhe gjatë dhënies së qumështit me gji, mbrojnë lëkurën e foshnjës e cila shpesh acarohet nga qumështi I gjirit duke krijuar ekzema të cilat shkaktojnë kruarje. Gjithashtu këto yndyrna gjendet tek disa lloje peshqish si sardelet, acuget, skumbri etj si dhe të gjitha farat me përqindje të lartë yndyrore si arrat, bajamet, susamit, farat e lule diellit dhe farat chia.

Jodi dhe seleni

Mbështesin funksionin e tiroides tek mamaja e cila në fillim të shtatëzanisë duhet të kryejë funksionin e saj për dy persona për sa kohë foshnja nuk ka një gjendër tiroide funksionale deri në muajin e gjashtë apo të shtatë të shtatëzanisë. Kjo shkakton tek femra një lloj hipotiroizmi kalimtar në tremujorin e parë I cili shkakton një rritje të konsiderueshem të peshës. Burime të jodit përmbajnë peshqit si sardelet, acuget, skumbri etj si dhe algat, ndërkohë që seleni përvec se gjendet në të njëjtat lloje peshqish, mund të gjendet edhe tek bimët bishtajore dhe patatet.

Inositol

Inositoli është i ngjashëm me karbohidratet por është pjesë e grupit të vitaminave B kompleks. Gjendet në formën e tabletave ushqyese dhe është i domosdoshëm për kontrollin e glicemisë pasi ul probabilitetin e nënës për t’u prekur nga diabeti gestacional. Në këtë mënyrë është e rëndësishme ndjekja e një diete me kalori të përcaktuara. Gjinekologët lejojnë një rritje peshë deri në 10 kg, por shumica e femrave shtojnë rreth 12-13 kg.

Calciumi dhe vitamina D

Mamaja hyn në një fazë deficit të kalciumit pasi e merr fëmija, fillimisht direkt nga kockat (zakonisht nga kocka e kofshës) gjatë procesit të formimit të skeletit dhe pastaj gjatë ushqyerjes me gji. Në mungesë të një ushqyerje korrekte, ku vitamina D shërben për përthithjen e kalciumit, duke qenë në moshë të madhe femra rrezikon frakturën e kockës së kofshës.

Vitamina B6

I përket grupit B, e domosdoshme për të luftuar lodhjen, e gjeni në integratorë të ndryshëm dhe shërben për funksionin e saj kundër të përzierave. Pa patur ndjesinë e djegies në stomak apo ndjesinë e të vjellave, femra është e prirur të ushqehet me më shumë dëshirë dhe në mënyrën e duhur./ Podiumi.com

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook