Lidhu me ne

Mix

Seks pa orgazëm?!

Në kohët e sotme është mjaft e individualizuar se çfarë njerëzve u jep më tepër kënaqësi, një orgazëm apo thjesht intimiteti që ofrojnë format e ndryshme të seksit. Ndonjëherë eksperienca qëndron tek udhëtimi, jo tek destinacioni. Të heqësh mendjen nga fakti që duhet patjetër të arrish në orgazëm mund t’ju dhurojë shumë më tepër kënaqësi dhe vlerësim për aspekte të tjera të seksit që shumë të tjerë mund të mos i provojnë pasi janë gjithë kohën në garë për të kapur orgazmën. Megjithatë, disa njerëz janë të bindur se që seksi të konsiderohet “i suksesshëm”, të dy partnerët duhet të arrijnë në orgazëm. Shumë faktorë mund të jenë në lojë gjatë përpjekjes për të arritur orgazmën, si lloji i aktivitetit, raporti me partnerin, presione të ndryshme, të qenit nervoz, etj. Pavarësisht faktit që këto faktorë mund të jenë duke ndikuar në aftësinë tuaj për të arritur orgazmën, ato nuk ndikojnë negativisht në eksperiencën tuaj të përgjithshme, por shqetësimi për këto faktorë apo të tjerë mund të ketë efekt negativ në eksperiencën e partnerit tuaj. Nëse vërtet partneri i ri që po frekuentoni ju pëlqen shumë, mund të jetë koha e duhur për të bërë një bisedë për dëshirat dhe nevojat e secilit gjatë çasteve intime.

Është fantastike që partneri juaj angazhohet plotësisht për të patur një raport seksual të kënaqshëm për të dyja palët. E keni pyetur pse është kaq e rëndësishme për të që ju të arrini në orgazëm? Mund të jetë për faktin që atij i shijon pa masë kur ju sjell në qejf dhe dëshiron që të ndjeni intimitetin apo ekstazën që për të është arritja e orgazmës. Gjithashtu ai mund të jetë i shqetësuar pasi fakti që ju nuk arrini në orgazëm është një reflektim i interesit tuaj ndaj tij ose fuqisë së tij seksuale. Është e rëndësishme të flisni me të për aftësitë e tij të mira në dhomën e gjumit në mënyrë që të qetësoni ankthin që mund të ketë në lidhje me performacën dhe aftësitë e tij për t’ju sjellë në qejf. Nëse në të ardhmen dëshironi të keni orgazma reciproke, atëherë duhet të bisedoni me të në lidhje me aspektet e seksit që ju pëlqejnë ose t’i tregoni hapur se çfarë ju ndihmoi të arrinit në orgazëm herën e fundit që bëtë seks. Mund të provoni gjithashtu aktivitete të reja që ju duken interesante për të parë nëse kjo i ndryshon dinamikat dhe e bën më të lehtë arritjen e orgazmës.

Përveç kësaj, mund të jetë e dobishme përqëndrimi i vëmendjes tek seksi, larg orgazmës. Mund të bisedoni me të për aspektet e seksit që ju i shijoni vërtet apo detaje nga orgazma e fundit që keni kaluar bashkë. Madje mund ta ndihmoni partnerin tuaj që t’i shijojë pafund aspektet e seksit që ju i konsideroni tërheqëse! Përfshirja në aktivitete ku orgazma nuk është pjesa kryesore e ekuacionit mund ta ndihmojë atë të kuptojë që ju ndiheni plotësisht e përmbushur seksualisht edhe pa arritjen e orgazmës dhe që shijoni aspekte të ndryshme të seksit. A ka mënyra të tjera për t’i treguar apo komunikuar partnerit që po e shijoni vërtet aktin seksual? Nëse jeni e shqetësuar që mund të bëhet diçka më shumë apo ju bezdis sfida e mos arritjes së orgazmave reciproke, atëherë mund të merrni disa përgjigje nëse shkoni të konsultoheni me një doktor.

Patjetër që seksi mund të sjellë kënaqësi edhe pa arritur në orgazëm. Me një komunikim të hapur dhe të sinqertë, si dhe me pak durim, mund ta ndihmoni partnerin të kuptojë perspektivën tuaj. Shijojeni!

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook