Lidhu me ne

Mix

Si ndikon mungesa e gjumit në çrregullimin e hormoneve

Të paktën shtatë orë gjumë në natë është baza e shëndetit të mirë thonë ekspertët.

Sipas tyre, gjumi përbën gurthemelin e të jetuarit shëndetshëm do ditë. Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek humori dhe temperamenti por edhe aftësia për tu përqendruar në punët e përditshme.

Mungesa e gjumit ndikon edhe tek sasia dhe cilësia e ushqimit që hamë. Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin.  Përpos kësaj, ngopja nuk ndodh kurrë. Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë. Kjo është një nga arsyet përse gjumi duhet të jetë prioriteti juaj. Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë.

Zbatoni këshillat për të fjetur si duhet dhe shtruar themelet e mirëqenies suaj së përgjithshme.

Vendosni objektiva

Vëjini qëllim vetes që të flini të paktën 7 orë në natë. Kur të zgjoheni do të jeni në gjendje të merrni vendime të zgjuara edhe për ushqyerjen dhe aktivitetin fizik. Me gjumin vjen edhe motivimi dhe vullneti për të pasur një jetë të shëndetshme.

Vendosni një orar gjumi dhe përmbajuni atij

Hapi i parë drejt arritjes së gjumit cilësor është që të vendosni orare dhe t’i respektoni ato. Mbani telefonin larg që të mos tundoheni nga rrjetet sociale.

Ushqehuni shëndetshëm

Kur trupi dhe truri janë të lodhur, njeriu i keqinterpreton sinjalet e urisë.

Prandaj herën tjetër që ndiheni të lodhur dhe të uritur, përpiquni të mos njësoni të dyja ndjesitë. Është shumë e lehtë që lodhja të ngatërrohet me urinë.

Merreni Shtruar

Ju këshillojme të përpiqeni që të përmirësoni frymëmarrjen, të qetësoheni, të meditoni dhe të largoni mendjen nga shqetësimet e ditës.

Merreni shtruar me gjumin, shtrihuni përpara orës së fjetjes dhe përpiquni që të qetësoheni. Gjumi cilësor shpërblen, dhe jo vetëm paraqitjen tuaj të jashtme.

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix24 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix24 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix24 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix24 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix24 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix24 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix24 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix24 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar1 ditë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook