Lidhu me ne

Kioske

Rrahja e Mero Bazes

Nga Aleksander Frangaj

Aleksander Frangaj

“Do përfundonte një ditë në ndonjë hundëlesh”. Krahas deklaratave të zakonshme në kësi rastesh, dje, jo vetëm unë apo kolegët e mi, por edhe miqtë e tij, kanë dëgjuar të përsëritet shprehja e mësipërme. Rrahja e Mero Bazes, u dënua dje nga Presidenti i Republikës, nga kryeministri, Zv.Kryemi-nistri, Kryetari i opozitës, nga shoqatat e medias si dhe nga Ambasadori amerikan. Të gjithë e dënuan formalisht aktin brutal. Edhe unë e dënova dhe e dënoj ketë sjellje të pahijshme, qw nuk duhet t’i ndodhë jo një gazetari, por kujtdo qytetari mbi tokë.

Këtë nuk e them formalisht, por e përsëris, askujt nuk ia dëshiroj një dënim të tillë. Por nuk mund të rri pa përmendur edhe komentet e akoma më shumë njerëzve të tjerë se “Mero Baze e kishte bërë hak”. Nuk mund të rri pa thënë një të vërtetë, që shumë si unë dje kanë dëgjuar. Mero Baze nuk u rrah për shkak të detyrës si gazetar, por u rrah për shkak të sjelljes si shpifës. Bamir Topi e dënoi aktin e rrahjes, por jam i bindur që i janë kujtuar shpifjet e Meros kundër tij dhe familjes së tij. Sali Berisha e dënoi dhunën, por nuk besoj se i ka harruar shpifjet kundër tij, gruas së tij, vajzës së tij, djalit të tij. Ilir Meta u solidarizua me të tjerët, kundër veprimit të dhunshëm, por iu kujtuan shqetësimet e Monikës për shpifjet e Mero Bazes.

 Edi Rama e dënoi fort rrahjen e njeriut të ”fjalës së lirë”, por jam plotësisht i bindur se njëherazi i është kujtuar shpifja e ndyrë e Mero Bazes, për djalin e tij. Po ashtu edhe politikanët e tjerë, Fatos Nano, Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Spartak Ngjela, Pandeli Majko, Lulzim Basha, Flamur Noka, Genc Pollo, Nard Ndoka, Tritan Shehu, Dashamir Shehi Mesila Doda, Besnik Mustafaj, Bujar Leskaj, Ben Blushi, Erion Braçe, Arben Malaj, Erion Veliaj e shumë të tjerë, të majtë e të djathtë kanë kujtuar shpifjet për ta apo për gratë e tyre. Por jo vetëm politikanët, janë vënë në mendime dje.

Edhe kolegët e tij që i rrinin pranë. Ylli Rakipi e Andi Bushati, Sokol Balla e Rudina Xhunga, Skënder Minxhozi e Ilir Babaramo, Andi Bejtja e Enkel Demi, Alfred Peza e Ylli Ndroqi, Eni Vasili e Mira Meksi, Remzi Lani e Petrit Beci, Tan Dulaku e Agim Nesho, Anila Basha e Carlo Bollino, Mustafa Nano e Andrea Stefani, Blendi Fevziu e Fatos Lubonja, e sigurisht unë, personazhi i përditshëm i shpifjeve dhe trillimeve të ulëta të tij, dje kemi ndjerë keqardhje për ngjarjen ndaj një qytetari, por pa dashje kjo rrahje na ka risjellë në mendje gjithsecilit, kujt më shumë e kujt më pak, dhimbjet që i kanë shkaktuar në familje e në personalitet, shpifjet e kësaj monstre të shtypit apo medias shqiptare, të paspluralizmit. Nuk më del komplet gazeta të përmend gjithë emrat e politikanëve, gazetarëve, biznesmenëve apo qytetarëve, ndaj të cilëve ka shpifur ky “hero i fjalës së lirë”.

Nuk ka asnjë shqiptare apo shqiptar personazh publik, brenda e jashtë kufijve, që të mos jetë sharë apo fyer, që të mos jetë spërkatur me helmin dhe baltën e këtij njeriu, qe pretendon se bën detyrën si gazetar, kur shpif për ta. Sigurisht, shumë miq këmbëngulën të mos merrem me këtë shpifës, dhe aq më pak në një ditë të tillë.

Ndoshta kanë pasur të drejtë. Unë këtë gjë kam bërë prej shumë kohësh. E kam barazuar me zero dhe nuk i jam përgjigjur shpifjeve dhe fyerjeve të tij ndaj meje, ndaj familjes sime të gjallë, por edhe ndaj babait tim të vdekur që në vitin 1979. Këtë kanë bërë e bëjnë shumë si unë, por kur dëgjoja dje deklarata pas deklaratash që jo vetëm dënonin aktin e Taçit apo badigardëve të tij, por e konsideronin dhunë ndaj fjalës së lirë, nuk munda t’i rezistoj edhe unë misionit të fjalës së lirë: Të them që e dënoj kategorikisht rrahjen e gazetarit Mero Baze, por të them edhe atë që askush nuk e tha publikisht por vetëm nëpër dhëmbë: Që ai është njëkohësisht dhe kampioni i shpifësit dhe turpi i fjalës së lirë në Shqipëri e në treva shqiptare.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook