Lidhu me ne

Mix

A duhet të merrni antidepresantë gjatë shtatzënisë?

Që nga prezantimi i tyre, ilacet kundër depresionit – veçanërisht frenuesit selektiv të rimarrjes serotonin (SSRIs) – u konsideruan mjaft të sigurta për gratë shtatzëna, madje edhe gjatë tre muajve të parë, kur fetusi është më i prekuri.

Por në fund të vitit 2005, duke përmendur prova nga disa burime, FDA paralajmëroi që foshnjat e ekspozuara ndaj paroxetine SSRI (Paxil) gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë kishin një rrezik të rritur për defekte të lindjes.

Paralajmërimi u bazua në raporte të pabotuara nga prodhuesi I ilacit dhe të dhënat për mijëra lindje nga një studim kanadez, në të cilin nënat u intervistuan dhe u analizuan të dhënat e recetave. Shqyrtuesit zbuluan se tre lloje defektesh ishin më të zakonshme se mesatarja tek fëmijët e nënave që kishin përdorur paroxetine gjatë tre muajve të parë të shtatëzanisë: defektet e zemrës, më shpesh një hapje në njërën nga muret që ndan dhomat e zemrës (septali ventrikular defekt); kraniosynostoza, një keqformim që ndodh kur kockat e kafkës bashkohen shumë shpejt; dhe omfalocele, zgjatje e zorrëve në kordonin e kërthizës.

Rreziku i keqformimeve kardiake te fëmijët e grave që marrin ilacin paroxetine u rrit në dyfish.

Por defektet e zemrës janë më shqetësuese sepse ato janë shumë më të zakonshme – 1 në 100 lindje, ose një e katërta deri në gjysmën e të gjitha keqformimeve kryesore të lindjes.

Mund të ketë gjithashtu arsye të tjera  për të shmangur paroxetine në skajin tjetër të shtatëzanisë. Kur një grua ka marrë një antidepresant pak para lindjes, I porsalinduri mund të shfaqë simptoma kalimtare të përkohshme.

Për shkak të paralajmërimit të FDA, shumë gra po rishikojnë opsionet e tyre. Disa mund të jenë të prirura  për të shmangur të gjithë antidepresantët gjatë 3 muajve të parë të shtatëzanisë. Por provat duhet të merren në konsideratë në një kontekst më të madh: Gjetjet janë arsye për kujdes, por jo për alarm.

Depresioni i nënës është një crregullim që shkakton shumë vuajtje. Nënat në depresion e kanë të vështirë të kujdesen për veten e tyre. Atyre u mungojnë konsultat e mjekëve dhe ka më shumë të ngjarë të pinë alkool ose përdorin ilaçe të paligjshme. Disa studime sugjerojnë që fëmijët e lindur nga një nënë në depresion kanë pesha më të ulëta të lindjes. Në raste ekstreme, depresioni mund të çojë në vdekjen e nënës dhe fëmijës. Pra, trajtimi antidepresiv ndonjëherë mund të jetë i nevojshëm.

Për fat të mirë, ka shumë mundësi të mira trajtimi, me ose pa ilaçe. Gratë me depresion më të butë mund të dëshirojnë të ulin gradualisht dozën e ilaçeve dhe të mbështeten në psikoterapi dhe mbështetje familjare nga koha kur përpiqen të mbesin shtatzënë deri në mes të një shtatëzënie. Por kjo mund të mos jetë një zgjedhje e mirë për gratë me depresion të moderuar deri në të rëndë, veçanërisht pasi nuk është e lehtë të parashikohet kur një fëmijë do të konceptohet. Për fat të mirë, studimet për SSRI-të e tjera nuk kanë treguar një lidhje me defektet e lindjes. Antidepresantët triciklik gjithashtu duket se janë relativisht të sigurt.

Në disa raste, planifikimi është i pamundur. Një grua që ka marrë paroxetine mund të mbetet shtatzënë papritur dhe të përballet me një vendim gjatë tremujorit të parë.

Në atë situatë, ajo mund të vendosë të mbajnë rrezikun e rritur të defekteve të lindjes sesa rrezikun e depresionit të përsëritur. Nëse ajo vendos që të ndalojë marrjen e paroxetinës ose kalimin në një ilaç tjetër, ajo duhet të jetë e sigurt që do të bëjë çdo ndryshim gradualisht.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook