Lidhu me ne

Kryesore

“Kemi 100 herë më shumë kriminelë se Brazili”- Fatos Lubonja kritika Ramës: Është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e shoqërisë, pasojat do të jenë katastrofike

Po të shikosh të gjithë karrrierën e tij politike që nga Ministria e Kulturës të bashkia dhe te kryeministria është shoqëruar nga ajo që institucioni jam unë.

“Kemi 100 herë më shumë kriminelë se Brazili”-

Analisti Fatos Lubonja ka akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Rama për kriminalizimin e shoqërisë shqiptare. Përmes një interviste të dhënë në emisionin “Pikat mbi i”, Lubonja thekson se duke iu referuar personave të arrestuar në Europë, rezulton se Shqipëria ka 100 herë më shumë krimenelë se Brazil, i cili ka një popullsi prej 212 milionë banorësh.

Sipas analistit, kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjet dhe të japë llogari kryeministri dhe jo për pyetjet që ka shtruar përmes Këshillimit Kombëtar.

Lubonja shton gjithashtu se pasojat e kësaj keqqeverisjeje dhe kriminalizimit të shoqërisë do të jenë katastrofike, jo për Edi Ramën, por për Shqipërinë.

Po të shikosh të gjithë karrrierën e tij politike që nga Ministria e Kulturës të bashkia dhe te kryeministria është shoqëruar nga ajo që institucioni jam unë. Ëshë psikologji e trashëguar nga “background-i” i mëparshëm, ku pikë kulminante ka qenë Enver Hoxha. Siç më kujtohet një udhëheqës që unë kam qenë dhe në burg, duke cituar një udhëheqës tjetër thoshte se: “detyra jonë e vetme është të perifrazojmë shokun Enver, ai ka idetë ai ka të gjitha ne thjesht ta perifrazojmë”- ky ishte anëtar i Byrosë Politike.

Por meqënëse jetojmë në demokraci ka ndarje pushtetesh, i duhet t’i mbajë ato si fasadë dhe të byepass-ohen. Këtë bën dhe me opozitën, siç thotë dhe vetë e ndau në dy gjysma të ndryshme të një kufome. Pasi ka kapur mediat dhe gjyqësorin, një gjë i duhet thënë Edi Ramës, sepse ai është autori i këtij krimi ndaj shqiptarëve: “në Evropë nga viti 2018 deri në vitin 2020 janë burgosur 266 shqiptarë për trafik droge, Shqipëria është e para dhe pas saj Brazili me 256 që ka 212 milionë banorë”. Ky njeri duhet të jap llogari për këtë kriminalizimi të shoqërisë shqiptare. Si ka mundësi që Shqipëria prodhon 100 herë më shumë kriminelë se Brazili. Për këto duhet të japë llogari ky. E pyet popullin ky për këto? Jo!

Duhet të shkoj përpara drejtësisë për këtë. Koha i ka dhënë në përgjithësi të drejtë shqiptarëve dhe e vërteta triumfon. I ka dhënë të drejtë deri tani këtij për shkak se ka arritur të sundojë, por rezultati do të jetë katastrofë jo për atë, por për Shqipërinë, do përfundojë si në 91-shin”, tha Lubonja.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix4 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix4 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar4 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook