Lidhu me ne

Kioske

Kjo është Amerika: Diskutojmë me Lulzim Bashën për forcimin e demokracisë!!!

Nga Respublica.al

Rreth 3 orë takim informal, Lulzim Basha darkë me Yuri Kim në një  restorant, thyejnë edhe orën policore - Aktualiteti

Ambassadorja amerikane Yuri Kim Është rishfaqur publikisht me një takim në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në njoftimin përkatës, ambasada përcjellë njoftimin Sipas të cilat tema e takimit ka qenë: 

Falemnderit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer mbi çështje të bashkëpunimin Shqipëri-SHBA ku përfshihen mënyrat se si të forcohen institucionet demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Opozita e fortë me drejtimin përpara është thelbësore për demokracinë

Këto fjali i atribuohen zonjës Kim që përcjell kështu një mesazh mbështetjeje për njeriun e ri të amerikanëve në Tiranë. Deri këtu nuk ka asgjë. Ajo që tërheq vëmendjen është teksti i mesazhit që është gati ofendues. Ne mund të mësojmë çdo gjë nga z. Basha, por vetëm për forcimin e institucioneve demokratike jo, sepse zotëria është i provuar tashmë si dikush që vetëm me demokracinë nuk ka lidhje.

Zonja po mbështet njërin krah të politikës dhe këtë e bën shteti që ajo përfaqëson, shtet i cili ka hyrë në një fazë të re të raporteve në këtë vend. Amerika u prezantua me aureolën e një vendi shpëtimtar në vitet ’90 dhe që këtej rridhte edhe ai autoriteti moral i saj. Mirëpo sot, në krah të Lulzim Bashës vetëm aureolë nuk mund të kesh, ndaj edhe ShBA është kthyer tek ajo që di të bëjë më mirë: politika e forcës. 

Është e sigurt se mbështetja për Bashën është në suazën e fushatës për zgjedhjet dhe si përgjigje ndaj lëvizjeve të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilin zonja Kim nuk e takon prej kohësh. Por këtu nuk kemi vetëm mbështetje sepse sa më e madhe të jetë prezenca amerikane në selinë e opozitës, aq më e varur duket ajo nga mbështetja e huaj. Çka e dobëson atë. Kemi të bëjmë edhe me marrje sigurimesh për angazhimet e Bashës, të cilit po i kalohet hipoteka e një selie. 

Cila politikë e bën këtë? Çfarë politike është kjo që dekreton se kush është demokrat e kush jo? Këtë mund ta kuptojmë më mirë nga shembujt e shembjes së Amerikës kudo ku ishte këto dekada e ku ra miti i pagabueshmërisë dhe korrektorit moral të botës, ashtu edhe i pathyeshmërisë. Kështu do kuptojmë më mirë se çfarë do të thotë Lulzim Basha për politikën e ShBA, në mënyrë që të mos errësojmë arsyen. 

Ta kuptojmë këtë politikë për atë që është e t’i urojmë fundja të dy palëve dashurim të mbarë në lulishten e demokratizimit. Njësoj si në Irak, Afganistan e me radhë, gjithnjë duke shpresuar se shumëkush do të referojë te ky model pa heshtur siç ka bërë zonja Kim për disa javë, përfshirë edhe skandalin antidemokratik të konsumuar në atë që është një sherr rrugaçëror për FShF.   

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar21 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar21 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet21 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix22 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore22 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook