Lidhu me ne

Kioske

Nerandra Modi, nga ‘non grata’ në kryeministër i Indisë

Jo një diplomat karriere, por edhe një student i shkencave politike, gjënë e parë që mëson  është se fjala “kurrë” në diplomaci nuk ekziston.

Jo një diplomat karriere, por edhe një student i shkencave politike, gjënë e parë që mëson  është se fjala “kurrë” në diplomaci nuk ekziston. Gjithmonë ka shtigje për marrëveshje apo rishqyrtim faktesh, rrethanash politike, gjeostrategjike etj.

Nelson Mandela, heroin simbol të rezistencës në Afrikën e Jugut administrata Reagan futi në listën e personave të cilësuar si terrorist në vitin 1986, duke ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në SHBA. Ironikisht Mandela, do t’a vizitonte SHBA-në menjëherë pasi erdhi në pushtet administrata Bush në vitin 1990. Shpallja non grata nuk e pengoi të ishte presidenti i parë me ngjyrë i vendit të tij në vitin 1994.

Modi-Biden meet: Talks focus on trade, Covid; leaders vow to strengthen  Indo-US ties | Top developments - India News

Por ky nuk është rast i zoluar.

Një rast tipik është dhe ai kryeministrit i sotëm i Indisë Nerandra Modi, ka qenë për gati një dekadë person non grata nga administrata amerikane. Mbi të rëndonte një akuzë e rëndë, që kishte të bënte me masakrimin e rreth 1 mijë personave muslimanë në vitin 2002 në zonën e Gujarat ku ai ishte guvernator.

Nga ana e departamentit të shtetit u përdor një act i kongresit i vitit 1998, i cili sanksiononte masat që duheshin marrë për ata zyrtarë që shkaktonin përçarje apo luftë fetare, pasi mendohej se ishin deklaratat e Modit dhe përkrahja që i dha separatistëve hindu që shkaktuan gjenocid mbi popullsinë muslikmane atje.
Vendimi u mor në vitin 2005, ku Modit iu anullua dhe viza turistike. Megjithatë akuzat nuk u vërtetuan kurrë, dhe Modi vijoi jetën e tij politike.

Narendra Modi - The Latest News from the UK and Around the World | Sky News

Më pas siç u mësua për shpalljën non grata të tij kishte lobuar fort  Komuniteti Musliman Indian në SHBA. Në shkurtin e vitit 2014, Nerandra Modi, në krye të partisë BJP, do kontakohej nga ambasadorja e SHBA në Indi, Nancy Poëell kur të gjitha sondazhet flisnin se ai do ishte kryeministri i ri i vendit në zgjedhjet e pranverës.

Nerandra Modi do vizitonte SHBA në shtator të atij viti, në një pritje të veçantë në shtëpinë e Bardhë nga ish presidenti Barack Obama. Më tej në vitin 2019 do pritej në takim nga Republikani Donald Trump, ndërsa në shtatorin e këtij viti u prit në takim dhe nga Presidenti Biden, takim të cilit i parapriu një vizitë e sekretarit Blinken në Indi.

US President Trump To Meet Narendra Modi and Imran Khan

Pa dashur të zgjatemi, e sollëm këtë rast për të treguar se sjelljet e administratës amerikane, nuk drejtohen sipas midesë së ambasadorëve. Dhe këtu nuk bën përjashtim as rasti i zotit Berisha. Madje, nisur nga shembujt që sollëm më lart, duket qartë se akuzat ndaj tij janë të montuara politikisht për të çuar më pas tek një vendim konjuktural. Neradra Modin e votoi populli i tij, po ashtu dhe Nelson Mandelën i cili u njollos pa asnjë shkak vetëm se luftonte për të drejtat e popullit të tij.

Covid-19 vaccination: Narendra Modi to hold meeting with 40 district  magistrates | Latest News India - Hindustan Times

Në rast se zoti Berisha është në të drejtën e tij, për të mbrojtur emrin dhe reputacionin e tij në marrëdhënie me SHBA, si presidenti i parë shqiptar që ka shkelur në Shtëpinë e Bardhë, apo si pritës i James Bejker, Presidentit Xhorxh W Bush, Sekretares Klinton, arkitekt i Shqipërisë në NATO, pozicionin e ndonjë diplomati  nuk arrijmë ta kuptojmë.

Ata janë në atë pozicion të emëruar për të mbrojtur interesat e shtetit që ajo përfaqëson, dhe jo të mbyllin sytë para korrupsionit qeveritar dhe ta kërkojnë më pas atë atje ku nuk gjendet.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook