Lidhu me ne

Mix

Dashi, demi dhe shenjat e tjera të horoskopit / Parashikimi i yjeve për muajin shkurt 2022 nga Meri Gjini!

Astrologia Meri Gjini ka qenë e ftuar këtë të hënë në emisionin “Shije Shtëpie” në televizionin Klan dhe ka bërë parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin shkurt.

Sipas saj gjatë këtij muaji do të ketë dy ngjarje të rëndësishme. Marsi dhe Venusi në Bricjap do të ndikojnë fort në çështjet e dashurisë dhe pasioneve duke iu dhënë ngjyra të gjalla.

Ndërkohë planeti i fatit do të bashkohet me Neptunin e kjo do t’iu japë mundësinë e iniciativës dhe krijimtarisë.

Dashi-Muaj shumë i mirë për mbylljen e çështjeve që i përkasin profesionit dhe projektimit afatshkurtër dhe afatgjatë. Nga Maji deri në Tetor, planeti i fatit do të jetë te ta kështu që do të ishte mirë që gjatë Shkurtit, i cili do të sjellë biseda, kontakte, takime, mund të marrin ide e të vendosin bashkëpunime. Kështu, kur të vijë planeti i fatit, do të kenë mundësinë për të vendosur hapje të mëdha. Një periudhë e rëndësishme për formimin e bazës profesionale. Nuk do të mungojnë pasionet, të ndikuara nga Venusi me Marsin në Bricjap, por duhet të ruajnë tonacionet sepse është një shenjë që nuk i përket askujt.

Demi-Konsolidimi i raporteve brenda familjes dhe bashkëpunëtorëve ka qenë një nga çështjet më problematike që në fund të Tetorit por do të fillojnë të vendosen në baza të qëndrueshme. Urani është i vendosur tek ata, në një hyrje të fortë me Diellin e Saturnin kështu që nuk duhet të refuzojnë që në fillim. Të jenë më elokuentë dhe të hapur ndaj ndryshimeve të mundshme të paplanifikuara që mund të vijnë.

Binjakët-Të jenë të vëmendshëm ndaj profesionit, sidomos për ata të lindur në 10-ditëshin e parë, pra 30-31 Maj dhe 1,2,3 Qershor do të kenë çështje e propozime të mira. Buzëqeshja do iu vijë nga rregullimi i humorit dhe raporteve në çift, një problematikë e nisur që prej fundit të Korrikut 2021, ndaj do të mbyllen çështjet emocionale. Në komunikim në anën personale e pasion, duhet të jenë të kujdesshëm.

Gaforrja-Tolerantë në mënyrën si do të reagojnë nëse ndiejnë apo dëgjojnë kritika të ashpra nga eprorët apo bashkëshortët sepse më pas do të marrin një rezultat shumë të mirë nga mesi i muajit apo në vazhdimësi. Nëse duan rritje rroge, vlerësim ekonomik, kredi apo çështje borxhesh, do të vendosen në vijë të drejtë dhe nuk do të mungojë siguria apo vendosja në vëmendje për mirë.

Luani-Duhet të qëndrojnë larg rivalitetit me xhepin dhe të gëzohen për çfarë kanë sepse mund t’iu prishet terezia. Të shmangin grindjet sepse duket sikur nuk duan të bëjnë më shumë në profesion ose të marrin iniciativa më të mëdha, por duket se janë të kontrolluar për sa kohë që kanë eprorë. Ata të cilët nuk kanë eprorë, do të marrin iniciativa në dukje të rrezikshme, por që do të japin rezultate të kënaqshme. Do të mund të zgjidhin çështjet e mbartura të fizikut.

Virgjëresha-Bisedimet e punës, kontaktet, raportet sociale, çështjet që i përkasin shtëpisë dhe shëndetit do t’i gëzojnë e do t’iu dalin për mirë. Theks do të kenë çështjet profesionale, ujditë sidomos pas datës 4 me kthimin e Mërkurit në të drejtë, duket sikur uji do të rrjedhë  aty ku e presin sepse do të kalojë në pritshmëritë e tyre. Të kenë kujdes në pjesën personale sepse mund të sfidohen në raporte paksa të pamundura. Nuk është koha për të humbur kohë me të, por për t’iu gëzuar diellit në të përditshmen dhe gjërave që kemi.

Peshorja-Karriera, profesioni dhe një çështje emocioni. Çështja e dashurisë duket se do të jetë e tillë nga një lloj personi që iu duket i njohur dikur, por nuk është vlerësuar si partner i mundshëm. Pra, do të kenë një kthim të mirë e pozitiv. Në punë, do të jenë të paqartë sepse do të ketë ankth e pasiguri, por pas datës 4, në varësi të  gradëve të Diellit të tyre, se çfarë ditë të shenjës i përkasin do të kenë vendosjet që presin.

Akrepi-Do të rezultojnë drejtues të duhur e të saktë dhe do të munden të zgjidhin çështje që i përkasin raporteve njerëzore. Mënyra si do të transmetojnë informacionin apo fjalën, do ta kenë shumë më të saktë dhe lehtësisht të depërtueshme e besueshme. Karriera është pjesë e muajit, por pjesën më të madhe të kohës, vëmendja do të jetë më shumë te familja. Puna do të rrjedhë normalisht. Venusi e Marsi në Bricjap janë një pozicion shumë i mirë për një rrjedhshmëri më normale dhe pa ngecje gjatë muajve Dhjetor e Janar.

Shigjetari-Sikurse për Gaforren, do iu duhet të merren me lekun dhe të bëjnë ç’është e mundur për çfarë kanë për të marrë. Ajo çfarë është e sigurt: komoditeti dhe ndjesia e mirë me xhepin e tyre. Mund t’iu dalin kërkesa për borxhe, por duhet të mos ndajnë nëse nuk konsultohen më parë në familje me atë që kanë më afër apo më shumë besim në gjykimin e drejtë të tij. Arsyeja është mosprishja e ekuilibrave, shkaktimi i debateve apo thjesht gëzimi i një muaji të qetë në ekonomi, pa probleme të mëdha. Muaji Shkurt do t’i bëjë të marrin aq sa meritojnë ndërsa nuk do të mungojë dashuria e mbështetja familjare që do iu falë qëndrueshmëri dhe siguri.

Bricjapi-Propozime pune në shërbim të përmirësimit të të ardhurave në planin afatgjatë, por këto të fundit do të përmirësohen më shumë nga 5-6 Marsi e në vazhdimësi. Aty ku duhet kujdes është toni në ambientet profesionale sepse duket sikur do të jenë pak më të ashpër e gjykues se sa duhet, më të prerë dhe kjo do bëjë të mos ndihen fort të vlerësuar. Të tregojnë tolerancë në gjykim për të ruajtur raportet sociale. E vërteta dhe e drejta e tyre nuk është e të tjerëve. Të tregojnë kujdes ndaj pjesëtarëve më të vegjël ndaj familjes.

Ujori-Deri në datën 14 duhet të vazhdojnë të respektojnë Saturnin që do të thotë faktorin kohë. Pra duhet të durojnë dhe pak, t’i marrin gjërat me ritëm më të ngadaltë pa i përshpejtuar. Që prej datës 1 do ta kenë në hyrje me Hënën, por edhe me Mërkurin pas datës 14. Kjo do iu japë lirshmëri në lëvizje e komunikim për çfarë mendojnë të drejtë e të saktë. Do të ketë përmirësim të ndjeshëm të ritmit, emocioneve, biznesit të punës dhe iniciativave të biznesit që kanë marrë prej vitit 2021. Gjysma e parë do të jetë pak me ngërçe dhe e ngadaltë, ndërsa e dyta do të jetë produktive.

Peshqit-Do të kenë grupime mjaft të mira që do të ndihen me fat. Humori i mirë dhe optimizmi do të jenë të pranishëm gjatë gjithë kohës, teksa janë në pritje të planetit të fatit me Neptunin. Ata që merren me artin do të dëgjohen shumë  si emra, por jo vetëm ata që janë të kësaj shenje, pasi do të ketë një ortek kreativitet në të gjitha fushat e tij. Peshqit do të shijojnë ritmin e përshpejtuar, por mund të jenë pak afatshkurtër. Gjithsesi t’i shijojnë sepse do të jenë momente të bukura dhe të mos e mendojnë efektin kohë. Do të jetë një muaj produktiv, i mirë, me shumë pasion dhe me disa para.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook