Lidhu me ne

Radar

15 mijë euro në orë për çarterin/ Pse gënjen Rama për fluturimet e tij

Kryeministri Edi Rama është munduar këto ditë të thotë se po shpenzon për fluturimet e tij më pak se paarardhësit. Në fakt, një investigim i BIRN tregon se kjo nuk është e vërtetë. Jo vetëm shifrat zyrtare janë ndryshe nga ato që deklaron Rama, por kryeministri po përdor një avion të Air Albania sipas dëshirave, pa treguar sa shpenzon për të. Megjithatë, BIRN shkruan se qiraja e një avioni të tillë është të paktën 15 mijë euro në orë. Lexoni më poshtë pjesë nga investigimi:

Po çfarë tregojnë faktet për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe për pretendimin e tij se ai shpenzon më pak se paraardhësit për udhëtime ajrore. Le t’i marrim ato me rrallë.

Rama deklaron se ai harxhon mesatarisht më pak për shpenzime udhëtimi nga ‘fondet e kryeministrisë’ se parardhësit e tij.

Të paktën që prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100’. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë.

Edhe në qoftëse shpenzimet nga ‘fondi i kryeministrisë’ janë mesatarisht më të vogla se ato të paraardhësve, kjo nuk do të thotë se shpenzimet e kryeminsitrit për udhëtimet jashtë vendit në tërësinë e tyre janë të vogla.

Përkundrazi, përdorimi i aeroplanit ‘charter’ të kontraktuar nga ‘Air Albania’, sugjeron se ato janë më të mëdha se çfarë i kanë lejuar vetes paraardhësit e tij. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të bëjë transparencë mbi shumën e shpenzuar për të organizuar udhëtimet e kryeministrit dhe pagesat ndaj ‘Air Albania’, duke pretenduar se këto janë të dhëna ‘konfidenciale’.

Megjithatë, kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë. Është e paqartë sa orë fluturime ka akumuluar Edi Rama gjatë dy viteve të fundit.

Kryeministri pretedon se shpenzimet e udhëtimit gjatë viteve 2020-2021, kohë kur udhëtimet jashtë vendit janë realizuar me aeroplanin ‘charter’ të Air Albania – të cilit i është vënë emri ‘Ismaili’, kanë qenë më të ulëta se mesatarja e viteve të mëparshme.

Ky pohim na jep një ide krahasuese mbi shpenzimet me aeroplanin ‘charter’. Qëndron fakti se vitet 2020 dhe 2021, kanë qenë vite pandemie dhe është e paqartë nëse numri i udhëtimeve jashtë vendit ka qenë më i ulët ose i ngjashëm me vitet e mëparshme.

Kryeministri ka deklaruar gjithashtu se shpenzimet e tij më të larta për udhëtime jashtë vendit janë realizuar në vitin 2014 dhe kapin vlerën 4.6 milionë lekë. Ky pohim bie ndesh me të dhënat e databazës së pagesave të Thesarit, sipas të cilave në vitin 2014, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar  21.8 milionë lekë për kategorinë e shpenzimeve ‘udhëtime jashtë vendit’.

Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 4 milionë lekë, në vitin 2016 ka shpenzuar 27.3 milionë lekë, në vitin 2017 janë shpenzuar 22.7 milionë lekë, në vitin 2018 janë shpenzuar 27.8 milionë lekë dhe në vitin 2019 janë shpenzuar 32.5 milionë lekë.

Megjithë marrëveshjen me Air Albania, kostot e sëcilës i mbulon Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, gjatë vitit 2020, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 13.4 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit dhe 14.6 milionë lekë në vitin 2021.

Edhe pse mesatarja e shpenzimeve të Aparatit të Këshillit të Ministrave për dy vitet e fundit është më e ulët se në vitet paraardhesë, ajo nuk përfshin shpenzimet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për udhëtimet ‘charter’ me Ismailin.

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook