Lidhu me ne

Kioske

Zgjedhje miq!

Zgjedhje miq! Koment nga Ardit Haxhija

https://www.podiumi.com/ media online prej vitit 2016

No photo description available.


As një muaj nuk na ndan nga zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor në disa nga bashkitë e vendit.

Dy bashkitë më të zjarrta që do përdoren dhe si kalë beteje për pas zgjedhjet janë Shkodra dhe Durrësi.

Kurioziteti për të parë se cilin kandidat do votoj, më bëri t’i hedh një sy faqeve të tyre perkatëse.

Sigurisht do ishte habi të gjeje diçka ndryshe nga ajo që jemi mësuar rëndom të shohim këto vitet e fundit.

Kandidatë që takojnë njerëz përditë, premtime nga më futuresket të stilit të Alfred Pezes. Kalimtarë që ekzaltohen, qen e mace që stresohen se nga do perfundojnë pas 6 – marsit. Parulla alla Enver, medashni pa dashni, me shpresë pa shpresë, për ju pa ju.

Kandidatë që hapin profile facebooku apo instagrami për herë të parë. Kandidatë që kujtohen se qyteti paska njerez për të takuar në mal në fushë apo në det.

Kandidatë që kujtohen se qyteti paska edhe sporte që duhen ndjek e duhet fol per to. Kandidatë që kujtohen se qyteti paska qënë në mjerim total e paska nevojë për një dorë.

Kandidatë që ka një jetë të tërë që janë në poste publike e tani paskan vënë re se cdo gjë qënka bërë gabim e duhet ribërë nga e para.

Kandidatë të super konsumuar që na shiten me kilometra zero. 


Përpos gjitha këtyre, kandidatët harrojnë gjënë kryesore, projekte reale se si të ndryshojnë qytetin.

Plan afat-shkurtër, afat-mesëm apo afat-gjatë se si do të zhvillohet qyteti. Kandidatët gjithashtu harrojnë të na bëjnë një rezyme të jetës së tyre, arritjeve profesionale apo personale, kontribute reale në qytet si dhe arsyen pse duhet ta votojmë.

E për të gjitha këto miq, ju ftoj njëherë të votoni e pastaj rrugës do mendojmë se çfarë do bëjmë. Pas 1 viti, do na kërkojnë prapë votën pasi koha ishte e pamjaftueshme për të bërë ndryshimin që duam.

Qyteti do vazhdojë të jetojë me plehrat, qentë, macet, kuajt, gropat dhe varfërinë. 


Meqë këto si rregulluam dot halli i big-brother si do shkojë?

Kush mendoni se fiton?

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook