Lidhu me ne

Radar

Korrupsioni me inceneratorët/ Basha kopjon deklaratat e Berishës

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha gjatë një deklarate për mediat jashtë sallës së Kuvendit, është ndalur sërish tek afera e koncesionit të inceneratorëve.

Basha tha se kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje aferën e inceneratorëve, duke çuar grupin parlamentar në një vend grumbullimi të plehrave.

Inceneratori i Elbasanit, një nga tre inceneratorët që ka kushtuar 430 milionë euro, atë ditë që u denoncua në prokurori Rama mblodhi grupin parlamentrar dhe e çoi tek inceneratori i Elbasanit.

Është hera e parë që mbidhet një grup parlamentar tek një vend grumbullim plehrash.

Rama merr në mbrojtje një aferë kriminale.

E rëndësishme është që ky komision po provon ditë pas dite si ka funksionuar ngritja e kësaj skeme.

Ka element të padëgjuara, të paimagjinuara si 17 akte qeveritare brenda dite. Bëni një eksperiment e shikojeni sa kohë do një vendim i Këshillit të Ministrave”-tha Basha.

Më tej, ai theksoi se personat që janë në arrati, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, nuk janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve.

Sipas Bashës, pronarët e vërtetë janë gjysma e kabinetit qeverisës dhe kryeministri Rama.

Pothuajse të njëjtën deklaratë e bëri ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit.

“Opinioni publik është informuar se kjo është një skemë për të marrë paratë e qytetarëve shqiptarë në kohë pandemie, në kohë tërmeti. Ata që janë në arrati nuk janë pronarët e vërtetë.

Pronarët e vërtetë janë politikanët.

Koka është bishti. Pronarët e vërtetë janë gjysma e kabinetit është gjysma e Qeverisë, dhe kryeministri”-deklaroi Basha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook