Lidhu me ne

Mix

Shenjat e horoskopit që nuk shkojnë me njëra-tjetrën

Nëse i besoni verbërisht horoskopit, në këtë artikull do zbuloni një të vërtetë të madhe: me cilën nga shenjat s’do t’ju ecë fare në dashuri.

Demi dhe Ujori

Këto dy shenja janë kaq të vendosura në rrugën e tyre saqë do të jetë e vështirë për njërin të përfshihet në nevojat dhe kërkesat e tjetrit. Demët duan stabilitet ndërsa Ujorët jo! Demi ka tendencën të jetë jashtëzakonisht posesiv, gjë e cila nuk kombinohet fare me shpirtin e lirë të Ujorit.

Peshorja dhe Bricjapi

Natyra kontrolluese e Bricjapit do të përfitojë nga zemërgjërësia e Peshores. Ndonëse kjo dyshe është kaq e kundërt, mund të ketë një shans të dytë në rast se të dyja palët e duan vërtet shumë këtë lidhje.

Virgjëresha dhe Luani

Luani pëlqen të shpenzojë para ndërsa Virgjëresha të kursejë. Shumë marrëdhënie marrin fund për shkak të problemeve monetare. Natyra ekstravagante e Luanit patjetër që do të përplaset me anën konservatore dhe të qetë të Virgjëreshës.

Binjakët dhe Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres janë të ndjeshëm dhe emocionalë, ndërsa Binjakëve u mungon ndjeshmëria dhe mund të jenë thuajse brutalë kur flasin. Gaforret janë vërtet shumë të brishta për ta përballuar këtë dhe do ta marrin çdo gjë personale.

Akrepi dhe Dashi

Akrepi dhe Dashi do të përplasen vazhdimisht për shkak të natyrës së tyre të pavarur. Mes tyre mund të ketë shkëndija në shtrat por edhe ato do të shuhen shumë shpejt. Dashi është natyrë flirtuese, ndërsa Akrepi priret drejt një natyre xheloze që do ta çojë në mosbesim dhe ndarje përfundimtare.

Luani dhe Demi

Këto dy shenja janë ekstremisht kryeneçe dhe secila prej tyre ka prioritet e veta, të ndryshme nga tjetra. Luanët dëshirojnë famë dhe pasuri por një Dem dëshiron thjesht stabilitet dhe siguri. Asnjëra prej palëve nuk do të lëshojë pe në debat dhe më e mira që këto shenja mund të shpresojnë është respekt i ndërsjelltë ose shoqëri.

Gaforrja dhe Ujori

Ndonëse jeta emocionuese, aktive e Ujorit mund të jetë në fillim tërheqëse për Gaforren, interesimi nuk do të zgjasë për shumë gjatë. Gaforrja do të lodhet! Nga ana tjetër Ujori do mërzitet shpejt, gjë e cila do të çojë në zënka dhe ndonjë pabesi të mundshme.

Dashi dhe Gaforrja

Të lindurit nën shenjën e Dashit janë të paqëndrueshëm dhe energjikë, ndaj Dashi nuk përshatet mirë me shenjat konservatore dhe të ndjeshme, si Gaforrja. Edhe pse thuhet që të kundërtat tërhiqen, një lidhje Dash-Gaforre do të jetë vërtet zhgënjyese pasi këto shenja kanë prioritete të ndryshme. Personaliteti i nënshtruar i Gaforres do të gjendet përballë qëndrimit agresiv të Dashit.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar6 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar6 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet6 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix6 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore6 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore21 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix21 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix21 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix21 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook