Lidhu me ne

Radar

Navalny bën thirrje për më shumë protesta kundër luftës në Ukrainë

cna lajme bote

Politikani opozitar rus i burgosur, Aleksei Navalny, ka bërë thirrje për protesta këtë fundjavë kundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

Kritiku më i zëshëm i Kremlinit më 11 mars i kërkoi lëvizjes kundër luftës që të linte mënjanë frikën e arrestimit dhe të dilte në rrugë në atë që “padyshim nuk është një luftë e kotë”.

“Maniaku i çmendur Putin do të ndalohet më shpejt nga populli i Rusisë nëse ata kundërshtojnë luftën”, tha ai në postim.

Rusia nisi pushtimin e saj të Ukrainës më 24 shkurt, duke shënuar sulmin më të madh ndaj një vendi evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Moska thotë se Ukraina përbën një kërcënim për sigurinë e saj.

Navalny tha se që nga ajo kohë, “propoganda e Putinit” ka fshehur shkallën e viktimave dhe ka gënjyer për arsyen e luftës dhe shkatërrimin që ajo po u bën të dy vendeve, shkruan REL.

“Nëse besojmë [sondazhet e opinionit], një në tre mbështetën lëvizjen kundër luftës në fillim të konfliktit,” shkroi ai.

“Dhe kjo ishte përpara se lufta të na godiste edhe ne, me sanksione dhe katastrofë ekonomike. Përpara tmerrit kryesor të luftës – arkivole me djemtë që ktheheshin te nënat e tyre,” shtoi ai.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj, pothuajse 14,000 njerëz janë arrestuar nga policia për protesta kundër konfliktit, sipas OVD-Info, një organizatë jofitimprurëse që monitoron arrestimet e policisë në mbarë vendin.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook