Lidhu me ne

Temporal

“Ndjehem në faj që lindëm një fëmijë në këtë vend” – Shkrimtarja Elvira Dones rrëfen dëshpërimin e njerëzve në Tiranë

Elvira Dones | And Other Stories


Nga Elvira Dones

Kalova pak ditë në Tiranë, por përkoi me fillimin e protestave. Nuk pretendoj asfare të them se e njoh thellësisht situatën. Parë nga jashtë, është e pamundur të matet pulsi real i dramës shqiptare. Ndaj pyeta njerëz të thjeshtë, taksistët që disa herë me çuan aty ku duhej të shkoja – ishin të dëshpëruar.

Fola me një shitëse byrekësh, ndoshta kish moshën time por i jepja nja dhjetë vjet më shumë. I shoqi pa punë, vajza uloke, djali në Hollandë (punonte si hamall). Ata byrekë ishin e ardhura e vetme e familjes. I lashë diçka më shumë kur pagova dhe më falenderoi. U ndjeva keq, më shumë duhej t’i kisha lënë, por u drojta mos e fyeja. Stupid me, varfëria e familjes së saj nuk linte vend për krenari.


Një burrë rreth të tridhjetave më tha se u kishte lindur një vajzë para tre muajsh. E urova, por ai shtoi: Nuk e di, ime shoqe dhe unë ndihemi në faj që lindëm një fëmijë në këtë vend.
Një shitës cigaresh më tha se po të mos dilte të nesermen në protestë do e kish punën keq me të birin student. I biri për të paguar librat punonte të dielave si kopshtar në ca shtëpi pasanikësh. Po pasanikësh fare, tha burri, nga ata si nëpër filma. Kështu që, o ti grua, nesër do shkoj në protestë – dhe djali ka te drejtë.

S’ia paguaj dot librat duke shitur cigare dhe çingërrima. E vetmja që mund të bëj është të shkoj t’u bashkohem atyre që akoma shpresojnë të ndryshojnë ndonjë gjë në këtë vend. Kur qeshi i mungonin tre dhëmbë mu përpara.
Kaq, kjo është “kronika” ime. Kaq.


Dhe sado të rreket qeveria e sotme të devijojë qëllimin e protestave si konspiracione, nuk do ia dalë. Ndoshta pas disa ditësh protestuesit do sfiliten. Ndoshta përçarja politike do ia dalë – jo për herë të parë. Por shqiptarëve të thjeshtë u ka hyrë thika nga njëra anë e kockës e u ka dalë nga ana tjetër.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook