Lidhu me ne

Radar

“Asnjë lek për koncertin Maluma-s”, Rama e Veliaj dalin blof. Organizatorja tregon shumën që u pagua nga bashkia

“Asnjë lek për koncertin Maluma-s”, Rama e Veliaj dalin

Ndërsa para kryeministrisë protestohej për rritjen e çmimeve, disa metra më tutje bashkia e Tiranës organizoi një koncert të këngëtarit me famë botërore, Maluma.  

Duke u gjendur para komenteve të shumta për situatën paradoksale, kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi se për koncertin e këngëtarit latin, të cilin e quajti “Malumja” si për të krijuar përshtypjen se nuk e njihte, nuk është paguar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.

Sipas tij, Maluma kishte ardhur në Tiranë përmes një kompanie private.  

“Asnjë lek për koncertin Maluma-s”, Rama e Veliaj dalin

S’është paguar asnjë lekë për koncertin e Malumes nga asnjë buxhet publik as i qeverisë as bashkisë se pyeta ca është kjo Malume. E ka sjellë këtu një kompani private e këta që dalin në protestë flasin për Malumen e ju thonë ky ka sjellë Malumen unë as e dija kush ishte Malumja”, tha Rama.

Ndërkohë, një ditë më parë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, duke folur prah Ramës deklaronte se Bashkia kishte vënë në dispozicion vetëm sheshin për koncertin, madje sipas tij ishin paguar edhe rreth 1.000 Euro për një foto me këngëtarin.

“Asnjë lek për koncertin Maluma-s”, Rama e Veliaj dalin

“Njëzetë mijë vetë në Tiranë vendosën të shkojnë në koncert. Këtë nuk e ndalon dot, se edhe një koncert i sjell vlerë qytetit. Një natë më parë, Maluma dha koncert në Paris, sot është në Londër, ose anasjelltas – pra, në dy kryeqytete të rëndësishme të Europës. Bashkia e Tiranës sigurisht që do t’ia japë sheshin për koncert sepse s’mund t’i themi se meqë 200 vetë protestojnë, do ndalojmë çdo gjë tjetër. Dje kishte njerëz që donin të dilnin për të festuar Ditën e Verës dhe dolën”, tha Veliaj.

Por, nuk zgjati shumë dhe këto deklarata u hodhën poshtë nga Uarda Koçi, një nga përfaqësueset e kompanisë që solli këngëtarin me famë botërore në Shqipëri. Ajo pranoi teksa ishte e ftuar në Top Channel se bashkia e Tiranës ka paguar 50 milionë lekë të vjetra për këtë koncert.

“Ky ishte aktivitet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Këshilli i Kulturës, ka miratuar një fond ndihmë për…5 milionë lekë të reja. 50 milionë të vjetra,”-tha ajo, duke nxjerr blof si kryeministrin, ashtu edhe kryebashkiakun.

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix5 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix5 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix5 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix5 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix5 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix5 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix11 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix11 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix11 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook