Lidhu me ne

Kryesore

“Më janë ofruar shuma përrallore”- Berisha zbulon ofertën e rusëve të Gazprom kur ishte kryeministër: Zgjodha TAP-in

U bënë përpjekjet më të mëdha për ta sabotuar atë sepse gjithçka bëhej që korridorin e jugut ta kapte Rusia.

“Më janë ofruar shuma përrallore”- Berisha zbulon

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) njoftoi se një total prej 10 miliardë metër kub gaz natyror nga Azerbajxhani tashmë ka hyrë në Evropë nëpërmjet pikës së ndërlidhjes së Kipoit, në kufirin greko-turk.

Berisha e ka quajtur këtë një arritje të madhe ndërsa ka theksuar se ai ka pasur rol kryesor.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tapi mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, ku nuk mund të kalonte gazi rus. U bënë përpjekjet më të mëdha për ta sabotuar atë sepse gjithçka bëhej që korridorin e jugut ta kapte Rusia.

Kundërshti të mëdha në të gjithë vendet që kalonte gazsjellësi përveç Shqipërisë, u shfaqën në rritje për të eliminuar gazsjellësin TAP u krijua nga tre vendet fqinje një rrjet real dhe virtual që u quajt rrjeti i gazit Itali-Turqi-Greqi.

Real sepse ekziston në një lidhje të caktuar.

Gazsjellësi i kaspikut natyrisht kërkonte instalim të tjera shtesë të gazit Mbetej realizimi i  qëllimit strategjik të Azerbajxhanit lidhja e tij me Evropën perëndimore.

Prandaj iu thashë TAP-i mund të ishte TAP vetëm po të kalonte në territorin e Shqipërisë. Vazhduam përpjekjet për të bindur fqinjët tanë se nga TAP përfitonin të gjithë nuk humbiste asnjeri. Dhe se vendimi i presidentit Aliev ishte vendim pozitiv me të cilin ai dëshironte të lidhte vendin e tij me Evropën perëndimore.

Mirënjohje për Hilary Klinton, në të gjithë axhendën time 10 vjeçare me Washington 2 kanë qenë probleme madhore. NATO dhe TAP. Klinton s’u shpreh ndonjëherë haptas në mbështetje të këtij apo atij projekti.

Por Klinton duke vendosur në dispozicionin tonë gjatë vizitave në Washington stafin e saj më të kualifikuar dhe informuar për energjinë na ka dhënë ndihmë shumë të çmuar për të vazhduar betejën në favor të TAP.

I them mafies së Sorosit se vetëm për TAP Berishës i janë ofruar shuma më përrallore që mund të imagjinojë kush por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe Evropiane.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook