Lidhu me ne

Aktualitet

Pas Turqisë, shqiptarët janë populli më i palumtur i Europës; Kosova ndër më të lumturat

 

Nga Monitor

Pas Turqisë, shqiptarët janë populli më i palumtur i

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë në Indeksin e Lumturisë 2022, një publikim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), i cili publikohet në kuadër të Ditës së Lumturisë, që është 20 marsi.

Shqipëria renditej në vendin e 90, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa nga shtetet e Europës lë pas Turqinë, që është në vendin e 112.

Maqedonia e Veriut renditet pak para Shqipërisë në vendin e 89. Bosnjë-Hercegovina është në vend të 67, Mali i Zi i 75-i, . Serbia është një nga 10 shtetet në botë që ka pasur përmirësimin më të lartë, duke u renditur në vend të 43.

Në kontrast nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës renditen populli më i lumtur në rajon dhe ndër më të lumturit në botë, duke u renditur në vendin e 32, pothuajse njësoj sa italianët e spanjollët.

Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. (Shqipëria ka marrë këtë vit 5.199 pikë).

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Studiuesit kanë përdorur gjashtë tregues për të kuptuar rezultatet: Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, bamirësinë, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

Individëve u bëhen nga Instituti Gallup pyetje të tilla si “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeteni që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”, apo “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”.

Një tjetër pyetje është “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Perceptimet për korrupsionin merren po nga sondazhi i Gallup për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.

Këto pyetje kombinohen me tregues të tjerë, si të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse të publikuara nga Banka Botërore dhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje.

Renditja globale, dominojnë vendet nordike

Pas pandemisë, lajmi i mirë është që në raportin e këtij viti ka një përmirësim të perceptimit të lumturisë në botë.

Për të pestin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda të gjitha kanë rezultate shumë të mira në treguesi që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, PBB për frymë, mbështetje sociale në kohë të vështira, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

Danimarka është në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë përkatësisht në vendin e shtatë dhe të tetë.

Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, Izraeli renditet në vendin e 9-të dhe Zelanda e Re përmbyll 10-shen e parë.

Kanadaja (nr. 15), Shtetet e Bashkuara (nr. 16) dhe Mbretëria e Bashkuar (Nr. 17) hynë të gjitha në top 20.

Sipas raportit, shqetësimi dhe stresi u ulën në vitin e dytë të pandemisë.

“Për të rinjtë, kënaqësia nga jeta ka rënë, ndërsa për ata mbi 60 vjeç është rritur — me pak ndryshime të përgjithshme,” sipas raportit.

Ndikimi i pritshëm i luftës 

Anketat mbi të cilat u bazuan renditja e lumturisë së këtij viti u kryen shumë përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ukraina dhe Rusia janë në gjysmën e fundit të renditjes botërore për lumturinë në raportin e vitit 2022, me Ukrainën në vendin e 98-të dhe Rusinë në vendin e 80-të.

Në vendin e 146, Afganistani është në fund të renditjes në raportin e vitit 2022, “një kujtim i fortë i dëmit material dhe jomaterial që lufta u bën viktimave të saj të shumta,” tha Jan-Emmanuel De Neve, një redaktor i raportit.

Lufta aktuale në Ukrainë do të thotë se lumturia në pjesë të tjera të botës mund të zbehet gjithashtu./Monitor

Pas Turqisë, shqiptarët janë populli më i palumtur i
Pas Turqisë, shqiptarët janë populli më i palumtur i
Pas Turqisë, shqiptarët janë populli më i palumtur i

MË TEPËR

Mix6 minuta më herët

Shtëpia e Anne Hathaway në “The idea of ​​you” është tashmë në Airbnb (Mund të kaloni një fundjavë si në film)!

Shtëpia e Anne Hathaway (ose Solène) në “The Idea of ​​You” është në Airbnb dhe të gjithë mund ta marrin...

Mix8 minuta më herët

Ky lëng frutash është sekreti i një mëngjesi plot energji!

Kemi folur disa herë për kafen, të mirat që sjell për organizmin dhe faktorët që na ndihmojnë për ta nisur...

Mix9 minuta më herët

Supervlerat e dy vezëve në ditë – Çfarë i ndodh organizmit!

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka...

Mix22 minuta më herët

5 burrat më të mirë të horoskopit

Dashuria është një udhëtim i mrekullueshëm plot surpriza dhe zbulime. Shpesh e gjejmë veten duke pyetur veten se çfarë e...

Mix23 minuta më herët

Xhemi Shehu poston foto me bikini e linjat perfekte, por ja pse askush s`duhet të thotë ‘Çfarë fati’

Sezonin e verës e deklarojmë të hapur! Me një foto duke bërë banjo dielli, veshur me bikini, Xhemi Shehu ka...

Mix25 minuta më herët

Whoopi Goldberg i ka mbyllur punët me martesën thjesht se përton

Whoopi Goldberg ka mbaruar punë me martesën. Goldberg, 68, vjeçe, në një intervistë të fundit u pyet për tre martesat...

Kryesore31 minuta më herët

Për herë të parë, Rama zbulon synimin që i ka mbetur si Kryeministër: Pjesa që do t’i vërë kapak misionit tim

Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili është misioni i tij i mbetur në krye të...

Mix35 minuta më herët

Zayn Malik flet për grupin “One Direction”: Kam keqardhje

Zayn Malik ka një keqardhje të madhe nga koha e tij në One Direction. Kantautori pranoi në “Zach Sang Show” javën e...

Mix36 minuta më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin

Olivia Munn zbuloi se ajo iu nënshtrua një histerektomie të plotë në prill në mes të betejës së saj me...

Temporal38 minuta më herët

Çfarë është një vizë e artë, kundërshtitë dhe ku mund të merret akoma

Nuk ka qenë kurrë kaq e vështirë apo e rrezikshme të përpiqesh të arrish një vend tjetër nëse qeveria e...

Facebook