Lidhu me ne

Radar

Dorëheqja, ngrihen dyshimet për “lojë” nga Lulzim Basha

Dorëheqja, ngrihen dyshimet për “lojë” nga Lulzim

Lulzim Basha dha dorëheqjen, kërkesën kjo e pjesës dërrmuese të demokratëve dhe besnikëve të tij. Basha u largua pas një seri humbjesh në krye të PD-së, por “vulën” e vendosi rezultati si forcë e tretë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

“Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët.

Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karrigen e kryetarit”, tha Basha ndër të tjera në fjalën e tij.

Mënyra se si e dha dorëheqjen ngriti dyshime se Basha po luan një “lojë”, me anë të së cilës synon të rikthehet sërish në krye të PD-së.

I pyetur nëse do të rikandidojë sërish për të drejtuar PD-në, Basha u shmang, duke mos dhënë një përgjigje konkrete.

“Bashkë do të komunikojmë në ditët në vijim”, tha ai teksa doli nga selia blu.

Dorëheqja e Bashës ka ngritur shumë pikëpyetje. Edhe në media qarkullojnë lajme se ai nuk ishte i qartë në rolin që do ketë sa i përket zgjedhjeve në parti.

Dyshime për largimin e vertetë të Bashës ngriti fillimisht deputeti Ervin Salianji, një prej mbështetësve të tij që më pas i kërkoi dorëheqjen.

Ai tha se Basha e la evazive kur u pyet në mbledhjen me strukturat, nëse do të kandidojë sërish në zgjedhjet për partinë.

Edhe deputeti Luan Baçi ngre dyshime mbi dorëheqjen e dhënë dje nga Lulzim Basha.

“Pavarësisht se akti i tij i djeshëm është hipokrit, se Basha nuk ka dhënë dorëheqjen dje, ka thënë do largohem nga zyra. Ai duhet të largohet nga zyra dhe të krijojë hapësirat që PD të vijojë aktivitetin”, u shpreh deputeti.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix4 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix4 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix4 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix4 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix4 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix4 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix4 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar4 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook