Lidhu me ne

Mix

Të përzierat dhe të vjellat, ilaçi i vjetër qetësues me mjaltë dhe limon

Të përzierat dhe të vjellat, ilaçi i vjetër qetësues me mjaltë dhe limon

Sindromi i të vjellave ciklike (SVC) karakterizohet nga episode apo cikle të përzierash dhe të vjellash të rënda që zgjasin për disa orë, apo edhe ditë.

Këto cikle kanë tendencë për të alteruar me intervale me pa simptoma.

Edhe pse fillimisht mendohet të jetë një sëmundje pediatrike, ky sindrom ndodh në të gjitha grupmoshat, dhe studiuesit besojnë se SVC dhe dhimbjet e kokës së migrenës janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Çdo episod i SVC është i ngjashëm me ato të mëparshmet, që do të thotë se episodet kanë tendencë për të filluar në të njëjtën kohë të ditës, të zgjasin për të njëjtën gjatësi të kohës, dhe të ndodhin me të njëjtat simptoma dhe nivel të intensitetit, transmeton supershendeti.

Edhe pse SVC mund të fillojë në çdo moshë, tek fëmijët fillon më shpesh në mes moshës tre dhe shtatë vjeçare, dhe episodet mund të jenë shumë të rënda sa që pacienti duhet të qëndrojë në shtrat për disa ditë.https://zeri.info/inarticle.html

Numri i saktë i personave me SVC është i panjohur, por studiuesit besojnë se çrregullimin mund ta kenë shumë herë më shumë njerëz nga ç’mendohet.

Për shkak të sëmundjeve të tjera më të zakonshme dhe të çrregullimeve që shkaktojnë cikle të vjellash, shumë njerëz me SVC keq-diagnosikohen fillimisht deri sa çrregullimet e tjera të përjashtohen.

SVC mund të jetë shqetësuese dhe e frikshme, jo vetëm për njerëzit që kanë sëmundjen, por edhe për anëtarët e familjes gjithashtu.

SVC KA KATËR FAZA:
• Faza e simptomave jo-intervale; Kjo fazë është periudha mes episodeve, kur nuk ka simptoma të pranishme.

• Faza prodrome; këtë fazë sinjalizon se një episod të përzieri dhe të vjellash është gati për të filluar. Shpesh e karakterizuar nga të përzierët -me ose pa dhimbje të barkut – kjo fazë mund të zgjasë nga vetëm disa minuta në disa orë.

Ndonjëherë, duke marrë ilaç në fillim të fazes, mund të ndalet një episod në progres. Megjithatë, ndonjëherë nuk ka asnjë paralajmërim; një person mund thjesht të zgjohet në mëngjes dhe të fillojë të vjellat.

• Faza e të vjellave – Kjo fazë përbëhet nga të përziera dhe vjellje; një paaftësi për të ngrënë, për të pirë, ose për të marrë ilaçe pa të vjella; zbehje; të qenët i përgjumur; dhe lodhje.

• Faza e marrjes së vetes – Kjo fazë fillon kur të përzierët dhe të vjellat ndalen.

Ngjyra e shëndetshme, oreksi, dhe energjia rikthehen.

SVC është e vështirë për t’u diagnostikuar, sepse për të nuk ka teste -të tilla si testi i gjakut ose me rreze X – që të mund të përcaktojnë një diagnozë të SVC.

Mjeku duhet të shikojë në simptomat dhe historinë mjekësore për të zbuluar nëse ato janë nga sëmundje të tjera të zakonshme që mund të shkaktojnë përzierje dhe të vjella.

Për shkak të ngjashmërisë në mes të migrenës dhe SVC, disa njerëz me SVC të rëndë janë trajtuar me mënyra të cilat janë përdorur edhe për dhimbje koke të migrenës.

SIMPTOMAT
Një person, i cili përjeton simptomet e mëposhtme për të paktën tre muaj – me fillimin e parë të paktën para gjashtë muajsh – mund të ketë SVC:

– Episode vjellje që fillojnë me të vjella të rënda – disa herë në orë – dhe zgjasin më pak se 1 javë.

– Tre ose më shumë episode të ndara të vjellash në vitin e kaluar.

– Mospasje të përzierash ose të vjella mes episodeve.

Një person me SVC mund të përjetojë dhimbje barku, diarre, ethe, marramendje, dhe ndjeshmëri ndaj dritës gjatë episodeve të vjellave.

Vjellja e vazhdueshme mund të shkaktojë dehidratim të rëndë që mund të jetë kërcënues për jetën.

Simptomat e dehidrimit përfshijnë etje, pakësim të urinimit, zbehje, lodhje, dhe apati.

Një person me ndonjë nga simptomat e dehidrimit duhet të vizitohet te një mjek i kujdesit shëndetësor menjëherë.

SHKAQET
Shumë njerëz mund të identifikojnë një kusht të veçantë apo ngjarje që shkakton një episod, si për shembull një infeksion.

Shkaktarët e zakonshëm te fëmijët përfshijnë stresin emocional.

Ankthi dhe sulmet e panikuk janë shkaktarët më të zakonshëm te të rriturit.

Ftohjet, alergjitë, problemet e sinuseve, dhe gripi mund të shkaktojnë episode të vjellash në disa njerëz.

Shkaktarë të tjerë të raportuar përfshijnë ngrënien e ushqimeve të caktuara, të tilla si çokollatë apo djathë, ngrënia shumë, ose të ngrënit menjëherë para se të shkosh në shtrat.

Moti i nxehtë, lodhja fizike, menstruacionet, dhe sëmundjet e lëvizjeve mund të shkaktojnë episode gjithashtu.

TRAJTIME NATYRALE PËR SINDROMIN E TË VJELLAVE CIKLIKE
– Lëng boronice: Shmangia e ushqimit të fortë për një ditë është e rekomanduar ndonjëherë kur keni të përziera dhe të vjella, por mos hiqni dorë nga lëngjet. Pini lëng boronice gjatë “agjërimit” tuaj. Kjo është përgjithësisht e lehtë për traktin tuaj dhe ndihmon tretjen e ushqimit.

– Lëng limoni: Përzieni së bashku 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji lëng limoni. Sekreti është se si ta merrni atë: Ngjyeni gishtin tuaj në përzierje dhe lëpijeni atë në mënyrë që ta merrni atë ngadalë. Një ilaç i vjetër popullor që punon dhe mund ta përdorni edhe nëse jeni shtatzanë ose po udhëtoni me makinë!

– Lëngu i blirit; Për ndalim të menjëhershëm të përzierit dhe të vjellave, përzieni 1 filxhan me ujë, 10 pika lëng bliri, dhe 1/2 lugë çaji sheqer. Pastaj shtoni 1/4 lugë çaji sodë buke dhe pijeni.

– Uthulla e mollës: Nganjëherë era e vjelljes mund të shkaktojë të vjella shtesë, apo vjellje të vazhdueshme. Pas vjelljes, shpëlani gojën nga mbetjet me 1/4 e gotës me ujë dhe 1/4 me uthull molle, në një gotë 150 mili-litërshe.

Gjatë të vjellave, acidet e stomakut mund të jenë të papëlqyeshëm për smaltin e dhëmbëbe, por ky lëng do ta eliminojë këtë gjë dhe do t’i japë frymës freski gjithashtu.

Vetëm shplani gojën dhe mos bëni gargarë.

Sigurohuni që uthulla të jetë organike.

– Çdo lëng perimesh organike të freskëta, me xhenxhefil, mund të jetë i dobishëm.

– Shtoni lëngjet (ujë të filtruar, lëngje të perimeve organike dhe të freskëta të shtrydhura / ose lengjet e mishit), por shmangni ushqimin e fortë dhe sidomos qumështin.

– Pas qetësimit të të vjellave, filloni me një supë të lehtë perimesh dhe bukë të zezë me krunde të thekur, dhe pastaj ngadalë rivendosni më shumë ushqime të forta, të tilla si kos i thjeshtë organik, patate, supa, oriz dhe perime të ziera.

Pas dy deri në tre ditë, rifilloni një dietë organike normale me ushqime të plota.

Aromaterapia
Masazhoni ose vendosni një kompresë me vaj esencial të piperit të zi, kamomili, kopër, kamfori, livando, mendre, ose sherbele mbi barkun tuaj.

Përdorni 4 pika vaj esencial të përziera me 25 ml e vaj vegjetal.

Esenca e luleve: Lulet e mollës së gaforres dhetë ullirit mund të jenë të dobishme.

Është e rëndësishme për të mos shtuar toksicitetit të mëtejshëm në sistemin tuaj, prandaj përpiquni të përmbaheni për sa më poshtë:

– Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificiale.

– Mos konsumoni shurup misri të lartë në fruktozë.

– Mos pini pije të gazuara.

– Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.

– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.

– Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.

– Shmangni mishin konvencional dhe konsumoni vetëm mish organik/ mjekesia bimore arabe.

MË TEPËR

Kryesore18 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar18 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix18 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix18 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix18 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix18 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix19 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix19 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix19 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix19 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook