Lidhu me ne

Radar

Gazeta Lapsi.al thotë se Soros po e braktis Ramën për Veliajn?

Aleks Soros, djali i miliarderit spekullant të bursave, George Soros, është takuar sërish më kryeministrin Edi Rama. Si zakonisht ai ka postuar një foto në Instagram me të duke shkruar se ndodhet në Tiranë me kryeministrin dhe se Rama është njeriu që e shndërroi këtë qytet në një nga qytetet më të veçanta në botë.

Për këdo që i beson teorive se shefi i Rilindjes është një marionetë e bosit të fondacionit “Shoqëria e hapur”, këtu nuk ka asnjë lajm të ri. Soros vazhdon të lobojë për Ramën dhe asgjë nuk ka ndryshuar.

Por sipas një burimi të mirëinformuar të Lapsi.al në PS, kjo është vetëm ajo anë e medaljes që duket. “Në fakt prej disa kohësh i preferuari i pinjollit të Sorosit në Tiranë është Erion Veliaj”, këmbëngul ai për Lapsi.al. “Sot jemi në pikën kur Erioni është i paprekshëm dot nga Rama dhe kjo për shkak të mbështetjes që ka nga fondacioni” insiston i njëjti burim për Lapsi.al.

Në fakt, po ta shohësh postimin e Aleks Soros me Ramën, ai dukej më tepër si një kompesim që i bëri lavdeve që thuri në publik për Veliajn. Ai e takoi kryebashkiakun sapo mbëriti në Shqipëri dhe postimin e parë në publik e bëri pro tij.

“Gjithmonë nder të jem me një nga kryebashkiakët më të mrekullueshëm të botës! Tirana është tashmë kryeqyteti i të rinjve të Evropës”- shkruajti Aleks Soros.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu. Djali i Soros, që po merret gjithnjë e më shumë me Ballkanin i ka shpeshtuar takimet me Veliajn, si në ShBA dhe këtu. Në 1 korrik të vitit që shkoi, ata u takuan në New York. Aleks shkroi publikisht: “Kënaqësi të takohem me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Shqipëri në Neë York! Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe pritësi ia ktheu vizitën mikut. Me rastin e mbërritjes së refugjatëve afganë Aleks erdhi në Shqipëri në 1 shtator. Edhe këtë radhë lavdet nuk munguan (Poshtë).

Kush e kujton, Veliaj qe i vetmi zyrtar socialist që shkoi në Uashington përpara se të shpallej publikisht vendimi non grara për Sali Berishën, për të cilin ky i fundit ka akuzuar drejtpërdrejt Sorosin. Ai pati takime në DASh me Gabriel Escobar. Ndoshta ngjarjet mund të jenë të rastësishme, por ai qe i pari që kur u kthye i konfirmoi Ramës dhe Endri Fugës se vendimi për të goditur Berishën ishte marrë.

Pyetja që shtrohet është: “kur dhe ambasadorja Yuri Kim deklaron se as ajo nuk i di paraprakisht emrat e personave që shpallen non grata, si e dinte këtë gjë Veliaj? Mos vallë nga njerëzit e Sorosit? Mos ndoshta atij i iu caktua roli i korierit të sihariqit, për ti dhënë lajmin Edi Ramës?

“E keni gabim, asgjë nuk është e rastësishme. Veliaj ka dalë nga kontrolli i Ramës. Natyrisht ai vazhdon të punojë për të. Ti bindet tekave dhe urdhrave të tij. Të përdoret si leckë si në rastin e FSHF-së, por ai është i vetmi nga ne të cilin Rama nuk e ka dot më në dorë. As e shkarkon, as ia ndalon dot kandidimin për mandatin e tretë. Dhe kjo jo se ka pushtet dhe para pa fund, por se ka nga pas Sorosin”, thotë burimi i Lapsi.al në PS.

Eshtë kotë të bësh skeptikun përnallë këtij zyrtari të lartë që pretendon se është i mirëinformuar. Ndoshta është më e lehtë të besosh se është një nga të shumtit të prekur nga virusi i teorive konspirative. Por edhe në këtë rast ai e ka përgjigjen. “Shikoni kush janë socialistët e nxjerrë nga politika prej amerikanëve, Saimir Tahiri dhe Vangjush Dako. Të dy njerëz shumë të afërt me Ramën dhe armiq të Veliajt, mos ju duket dhe kjo e rastësishme. Po su bindët unë jam i gatshëm të vë bast. Belinda Ballukun e ngrefin kot, Rama s’ka fuqi ta heqë Veliajn nga Tirana. Ai do e rikandidojë atë” thotë i bindur burimi ynë.

Gjithësesi, kjo nuk do të thotë se Soros e ka lëshuar Ramën. Ata e kanë pasur partner të fortë edhe për projektin e shkëmbimit të teritoreve dhe për Open Balkan edhe për atë të pritjes së refugjatëve.

Pra ata vazhdojnë ta mbështesin kryeministrin aktual. “Por fondacioni punon me projekt rezervë. Në fillim të viteve 2000 ata pompuan Ramën për ta pasur si alternativë ndaj Nanos. Ata kanë tmerr nga boshllëku, kur i mbështeturi prej tyre rrëzohet. Prandaj duan gjithmonë një rezervë. Këtë lojë po përsërisin edhe me Veliajn. Ata nuk duan që Rama të bjerë, por janë të përgatitur edhe nëse kjo ndodh. Pra si konkluzion, Veliaj nuk po përgatitet si kundërshtar i Ramës, por ama, nga ana tjetër, falë Sorosit ai është sot i paprekshëm prej tij”, përfundon burimi i Lapsi.al.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix19 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix19 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar19 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar19 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix20 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook