Lidhu me ne

Aktualitet

Bashkia e Tiranës po i mbyt shoferët me gjoba!

Deklaratë e nënkryetares së LSI, Kejdi Mehmetaj:

Qytetarët e Tiranës prej kohësh po përballen me arrogancën e Policisë Bashkiake.

Pas problemeve pa fund që bashkia u ka krijuar qytetarëve me trafikun duke i detyruar ata që të humbasin orë të tëra në trafikun e Tiranës, ku shpenzojnë para për karburantin dhe kohë, tani dërrmohen dhe me gjoba pa fund.

Shifrat flasin vetë: Policia bashkiake e Tiranës vetëm me shkakun e parkimit të gabuar ka vendosur rreth 330 mijë gjoba ndërsa Policia Rrugore e cila siguron mbarëvatjen e trafikut dhe qarkullimit rrugor ka vendosur rreth 60 mijë.

Pra, Policët e Erion Velisë që kanë një përgjegjësi të kufizuar lidhur me problemet e transportit rrugor dhe rregullimit të trafikut me ‘zellin e tyre’ të shfrenuar i kane goditur qytetarët shumë herë më tepër sesa Policia Rrugore, që është dhe autoriteti më i lartë i përgjegjësisë për qarkullimin rrugor në Tiranë dhe të gjithë vendin.

Ndonëse qytetarët po përballen me pasojat ekonomike të jashtëzakonshme që la më parë pandemia dhe tani rritje e frikshme e çmimeve e veçanërisht çmimit të karburanteve i duhet që të përballet sot edhe me gjobat e bashkisë, për gjoja parkim të gabuar.

Bashkia e Tiranës e cila nuk i ka dhënë qytetit të Tiranës një transport publik të shpejtë, kapilar dhe çmime të arsyeshme i ka detyruar qytetarët që në mënyrë të natyrshme të përdorin mjetet e tyre private për të përmbushur detyrimet e punës dhe ato familjare.

Ndaj, kjo sjellje e Bashkisë së Tiranës prej xhandari kundër qytetarëve është tërësisht e papranueshme dhe i kërkojmë publikisht të heqë dorë nga një sjellje e tillë.

Gjithashtu i kërkojmë të përgjysmojë në mënyrë të menjëhershme tarifat e parkimit që aplikohen gjatë ditës për të mos vazhduar më tej, që të mos e kthejë Policinë Bashkiake që paguhet nga taksat e qytetarëve nga një trup policore në ndihmë të tyre në një trupë të urryer prej tyre

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook