Lidhu me ne

Mix

Nuk duan të përkushtohen. Këto janë shenjat e horoskopit që kërkojnë vetëm aventura

The Future of Adventure Tourism and International Travel | WEX Travel

Jo të gjithë janë në kërkim të një historie të gjatë e të lumtur dashurie. Disa nga shenjat e horoskopit preferojnë vetëm aventura, sepse nuk duan të përkushtohen në lidhje afatgjata. Kjo zgjedhje mund të jetëe lidhur me karakterin, stilin e jetesës ose shenjën e horoskopit. Ndër këto shenja përmendim Dashin, Binjakët, Akrepin dhe Shigjetarin.

1. Dashi.
Kur Dashi është beqar, ndihet më i lumtur. I pëlqen pavarësia dhe kjo është ajo çfarë dëshiron më tepër. Ka nevojë të ketë miq pranë në momente vështirësie, por nuk është nga ata persona që kanë nevojë tëkenë të njëjtin person pranë në çdo moment. Pavarësisht kësaj, Dashi beson tek dashuria e vërtetë dhe është i vetëdijshëm se do e provojë këtë formë dashurie herët apo vonë. Mirëpo deri atëherë, dëshiron ta jetojë me qetësi jetën e tij dhe të krijojë eksperiencat e nevojshme.

2. Binjakët.
Binjakëve nuk u pëlqen të jenë të kontrolluar nga dikush. Askush nuk duhet t’u thotë çfarë të bëjnë e çfarënuk duhet të bëjnë. Duan lirinë e tyre për të bërë çfarë dëshirojnë dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre. Argëtohen në shoqërinë e personave të tjerë, por u pëlqen edhe vetmia. Që në fëmijëri dallojnë për pasiguritë e tyre dhe për mungesën e besueshmërisë. Nuk u rezistojnë dot tundimeve dhe për këtë arsye dëshirojnë më tepër lidhje të shkurtra, por intensive, pa lënduar askënd. Kur janë në një marrëdhënie, ndihen si të zënë në kurth. Nuk e lejojnë asnjë person t’u “vjedhë” kohën, pavarësinë dhe jetën e tyre nëpërgjithësi.

3. Akrepi.
Të dashuruar pas lirisë, Akrepat janë persona shumë të komunikueshëm, të cilëve u pëlqen të jenë nëqendër të vëmendjes. Është e vështirë për këtë shenjë të krijojë një marrëdhënie të qëndrueshme, jo vetëm se dëshiron të jetë i lirë, por edhe sepse nuk i beson askujt. Kur nis një lidhje, fillon shpejt të dyshojë për personin tjetër. Besojnë tek dashuria e vërtetë, por thjesht nuk përkushtohen jo sepse nuk munden, por sepse nuk duan.

4. Shigjetari.
Në fund të listës me shenjat që kërkojnë më tepër aventura, se sa lidhje të qëndrueshme, gjejmëShigjetarin. Marrëdhëniet e shkurtra janë perfekte për një Shigjetar, sepse nuk ka frikë nga vetmia dhe nuk dëshiron të mërzitet me lidhje të gjata. Është e lehtë për këtë shenjë të gjejë persona, me të cilët tëndajë aventura. Një nga cilësitë e një Shigjetari është se di të jetë tërheqës në raport me të tjerët, sidomos meshkujt e kësaj shenje. Dëshirojnë ta jetojnë jetën në maksimum dhe kaq, pa e komplikuar.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook