Lidhu me ne

Mix

9 bestytni të çuditshme në të cilat besojnë këta të famshëm

9 bestytni të çuditshme në të cilat besojnë këta
Sipas një studimi bestytnitë mund të përmirësojnë performancën e një personi sepse nxisin vetëbesimin. Edhe pse shumica e bestytnive janë të zakonshme, disa mund të jenë vërtet të çuditshme dhe mund të zbulojnë një anë të fshehur të personalitetit të të personit që i ka.

Nga ana tjetër ato vërtetojnë se të gjithë kemi frikë dhe pasiguri, pavarësisht sa të pasur apo të famshëm mund të jemi.

Kuriozë të dini se çfarë bëjnë disa ngë të famshmit e Hollivudit? Këtu janë disa nga ritualet e veçanta të tyre që i bëjnë të ndihen të relaksuar dhe të kënaqur.

1. Cameron Diaz

9 bestytni të çuditshme në të cilat besojnë këta
Aktorja 49-vjeçare mban një varëse fatsjellëse me një patkua të vogël pasi beson se ka një veti mistike kundër plakjes. Megjithatë, aktorja këmbëngul që nuk është tip supersticioz.

2. Heidi Klum

9 bestytni të çuditshme në të cilat besojnë këta
Supermodelja gjermane mban gjithmonë në çantë dhëmbët e qumështit. Ajo shtoi se nëna e saj i kishte mbajtur të gjithë dhëmbët që i kishin rënë kur ishte fëmijë në një qese. Dhe Heidi e mbante atë me vete si një hajmali kur ishte e re dhe kur udhëtonte nëpër botë si modele.

3. Jennifer Aniston

9 bestytni të çuditshme në të cilat besojnë këta
Ylli i Hollivudit zbuloi një herë se sa herë që i duhet të hipë në aeroplan, ajo gjithmonë hyn me këmbën e djathtë dhe prek pjesën e jashtme të avionit. Ajo tha se e bën këtë ritual sepse beson se i sjell fat.

4. Paris Hilton

9 bestytni të çuditshme në të cilat besojnë këta
Hilton duket të ketë një vlerësim të veçantë për orën 11:11. Ajo kompaninë e saj e quajti media ‘11:11’ dhe madje zgjodhi të martohej më 11 nëntor. Paris ka thënë se “11:11 ka qenë gjithmonë ora ime e preferuar e ditës. Shprehja një dëshirë dhe ndihesha e hapur ndaj mrekullive.”

5. Kit Harington

9 bestytni të çuditshme në të cilat besojnë këta
Aktori i “Game of Thrones” ka pranuar se ka disa objekte fatsjellëse, përfshirë nëj stilolaps. ”Është një që e kam pasur që fëmijë dhe e mbaj kudo. Nuk e kam humbur ende, kam humbur gjithçka tjetër.”

Ai ka treguar edhe se sa herë që i duhet të hipë në aeroplan, ai prek para se të hyjë pjesën e jashtme 3 herë.

6. Kim Kardashian

9 bestytni të çuditshme në të cilat besojnë këta
Influencuesja e famshme ka pranuar se është “një person supersticioz” dhe se beson të gjitha llojet e ritualeve. Ajo gjithashtu se e gjithë familja e saj është shumë supersticioze.

“Sa herë që dëgjojmë një ambulancë… ne gjithmonë i prekim flokët.” ka thënë Kim. Një tjetër ritual të cilin e ka treguar është se hyn gjithmonë me këmbën e djathtë kudo shkon dhe sa herë hipën në avion.

7. Taylor Swift

9 bestytni të çuditshme në të cilat besojnë këta
Edhe pse shumë njerëz mund ta konsiderojnë numrin 13 si fat të keq, për këngëtaren amerikane 13 është numri me fat. Ajo pranoi se e vizaton në dorë sa herë që del në skenë sepse beson se ”13” i sjell fat.

Taylor ka folur më tej lidhjen e saj me “13” duke thënë: “Kam mbushur 13 vjeç të premten më 13. Albumi im i parë u bë i artë në 13 javë. Kënga ime e parë numër 1 kishte një hyrje prej 13 sekondash. Sa herë që kam fituar një çmim, jam ulur në vendin e 13-të, në rreshtin e 13-të”.

8. Kris Martin

9 bestytni të çuditshme në të cilat besojnë këta
Këngëtari i Coldplay dikur pranoi se kishte një “ritual specifik para koncertit” prej rreth 18 gjërash që i bënte gjithmonë përpara se të dilte në skenë. Ai zbuloi se njëra prej tyre është të lajë dhëmbët duke thënë se ai ”nuk do të ndihej i zgjuar” nëse nuk do ta bënte.

9. Megan Fox

9 bestytni të çuditshme në të cilat besojnë këta
Aktorja amerikane ka rrëfyer se nuk është adhuruese e fluturimit sepse kjo e frikëson. Për fat të mirë, Megan ka gjetur një mënyrë të thjeshtë për të kontrolluar frikën e saj, duke thënë se sa herë që avioni përjeton turbulenca, ajo dëgjon këngët e Britney Spears. Ajo ka shpjeguar se këngët e saj e bëjnë gjithmonë të ndihet më mirë.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix2 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix2 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix2 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook