Lidhu me ne

Kryesore

Inceneratorët, Sali Berisha: Vjedhja është bërë në bashkëpunim me qeverinë

Inceneratorët, Sali Berisha: Vjedhja është bërë në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë në lidhje me aferën e inceneratorëve. Berisha tha se sipas tij vjedhja është bërë në bashkëpunim.

“Vjedhja është bërë në bashkëpunim. Është bërë me firma që vijnë nga maja e piramidës dhe që zbresin gjerë në bazë.

Ajo vjedhje është bërë duke shpallur të ndërtuar objekte që s’janë ndërtuar kurrë. Nëse penalizohen nga drejtësia 20 apo 30 zyrtarë, nëse ata në bashkëpunim kanë arritur të realizojnë këtë vjedhje të pashembullt, çfarë quhet organizata më thoni ju mua? Firmat e Bllakës meritojnë atje ku shkoi.

Po firmat e Agaçit ku janë., por firmat e Ramës ku janë? Dje u paraqitën dokumenta nga zonja Kryemadhi që ai kishte marrë dhe 27 milionë dollarë të tjera për Vlorën etj.

Dhe ai shëtit i lirë. Kjo organizatë kriminale është e juaja, jeni vetë. Kjo është e vërteta dhe me asgjë s’mund ta fshihni. Këtu është kriza ky është themeli i krizës”.

Berisha foli edhe për masat që ka marrë qeveria për të përballuar krizën.

“Dilni këtu dhe derdhni lot krokodili, çfarë ju bëtë ju pensionistëve. Ushqimet janë rrit jo me 3.3 sa rritët ju pensionet, por me 7.3. Po kush nuk e di në Shqipëri se pensionisti me ato  pak lekë që merr i shkojnë ilaçe.

Mos u tallni me ta se pensioni nuk është për asgjë. E thoni  se i lumturuam. Sot marrin 4% më pak se ç’vidhnin më parë”.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook