Lidhu me ne

Radar

Agron Shehaj: Inceneratori fantazmë i Tiranës aferë korruptive si i Fierit e Elbasanit, ka marrë 20 milionë euro pagesa

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka shkruar sot se inceneratori i Tiranë ka marrë 20 milionë euro në pagesa edhe pse nuk ekziston fare.

Në një shënim në faqen e tij në Facebook, Shehaj shkruan se inceneratori fantazmë i Tiranë është aferë korruptive njësoj me ato të Fierit e Elbasanit. Shehaj shkruan më tej se përfituesit e pagesave janë të njëjtët persona, Mërtiri e Zoto.

“Arrestimet e fundit të SPAK për aferën e inceneratorëve, jo vetëm që nuk e venë drejtësinë në vend, por më e rëndësishmja është se nuk e ndalin vjedhjen gjigante. Inceneratori fantazmë i Tiranës është një aferë korruptive njësoj si ai i Elbasanit dhe i Fierit. Është i njëjti ministër që firmosi koncesionin. Janë të njëjtët njerëz që kanë marrë koncesionin, Zoto dhe Mërtiri. Më e rëndësishmja, janë të njëjtat kompani që janë përdorur për të paguar ryshfete dhe vjedhur paratë e qytetarëve. Kompania në pronësi të Zotos, aktualisht nën sekuestro nga SPAK, ka marrë 20 milionë euro pagesa si nënkontraktor nga inceneratori i Tiranës. Gjithashtu, inceneratori fantazmë i Tiranës ka paguar 400 milionë lekë për kompaninë Pivot 04. Është kompania fiktive që SPAK e provoi se ishte përdorur për korrupsion në Fier dhe Elbasan. Kështu janë paguar dhe shumë kompani të tjera fantazmë për të çuar ryshfete tek zyrtarët.” – shkruan Shehaj.

Deputeti shton më tej se sipas vetë SPAK-ut, babai i ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako, ka qenë i punësuar dhe ka marrë miliona lekë nga kompania që ka koncesionin e Tiranës dhe jo në Fier apo Elbasan.

Shehaj thekson se kjo nuk është drejtësi dhe se çdo ditë inceneratori fantazmë i Tiranës u merr qytetarëve shqiptarë 70 mijë euro.

“SPAK-u pranon në njoftimin zyrtar se babai i Alqi Bllakos ka qenë i punësuar fiktivisht dhe ka marrë pagesat korruptive nga kompania Integrated Energy, pra kompania që ka koncesionin e Tiranës. Jo në Fier apo Elbasan. Por pavarësisht gjithë këtyre fakteve të qarta dhe kokëforta, SPAK nuk guxon të sekuestrojë inceneratorin e Tiranës. Kjo është drejtësi me leje. Dhe kjo është të bekosh vjedhjen. Për çdo ditë që kalon, inceneratori fantazmë i Tiranës u merr qytetarëve shqiptarë 70 mijë euro. Pra 70 mijë euro vjedhje në ditë me bekimin e qeverisë dhe hezitimin e pakuptueshëm të SPAK për të vënë në sekuestro kompaninë.” – mbyll reagimin Shehaj.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook