Lidhu me ne

Radar

Më të lartat në rajon, mësoni interesat reale të kredive në Shqipëri

Nga Monitor

Më të lartat në rajon, mësoni interesat reale të

Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është vendi me normat më të larta reale të interesit në kredidhënie në zonën e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Bankës Botërore, për vitin 2020, norma reale e interesit të kredive në Shqipëri ishte 6.6%. Norma reale e interesit të kredive shprehet si norma mesatare e interesit të kredive e rregulluar me inflacionin, të matur sipas deflatorit të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pas Shqipërisë, vendi me normat më të larta reale të interesit në rajon është Mali i Zi, me 6.1%, i ndjekur nga Kosova me 5.1%, Maqedonia e Veriut me 4% dhe Bosnje-Hercegovina me 2.9%.

Sipas Bankës Botërore, krahasimi i këtyre të dhënave duhen marrë me një lloj rezerve, sepse termat dhe mënyra e raportimit të normave të interesit mund të jenë të ndryshme sipas vendeve. Sidoqoftë, me këto të dhëna që disponohen, Shqipëria duket të jetë më e shtrenjtë në raport me fqinjët në terma të normave reale të interesit.

Për vendet e Bashkimit Europian, të dhënat e përditësuara janë të pakta, megjithatë për shumicën e vendeve ato janë më të ulëta krahasuar me rajonin tonë.

Kjo reflekton primet më të ulëta të rrezikut të ekonomive, por edhe një politikë monetare ultrastimuluese, me norma bazë negative dhe me kosto të konsiderueshme për mbajtjen e fondeve të papërdorura nga bankat.

Për sa i takon normave nominale të interesit, të parregulluara me indikatorët e inflacionit, vendi me normat më të larta të interesit në rajon për vitin 2020 rezultonte Kosova.

Norma e interesit të kredive në Kosovë për vitin 2020 rezultonte 6.7%.

Shqipëria renditje e dyta me 6.1%, e ndjekur nga Mali i Zi, me 5.9%, Maqedonia e Veriut me 5.2% dhe Bosnje-Hercegovina me 3.1%. Këto të dhëna tregojnë se renditja e Shqipërisë është ndikuar ndjeshëm edhe nga një vlerë deflatori më e lartë krahasuar me vendet fqinje të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat e përditësuara të vitit 2021 në Shqipëri treguan një rënie të normave nominale të interesit në segmentin e individëve, që prekën nivelin më të ulët historik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se interesi mesatar i kredive të reja në lekë zbriti në 6.34%, nga 6.52% që kishte qenë një vit më parë.

Ndikimin kryesor në uljen e normës mesatare të interesit e dhanë kreditë me qëllim blerjen e banesave, që kanë edhe peshën kryesore në volumin e kredisë bankare për individët. Statistikat tregojnë se interesi mesatar i këtyre kredive në lekë për vitin e kaluar zbriti në 3.43%, nga 3.66% që kishte qenë një vit më parë.

Rënia graduale e normave të interesit në lekë dhe ngushtimi i diferencave me euron ka dhënë një ndikim të ndjeshëm në shtimin e huamarrjes së individëve në monedhën vendase gjatë viteve të fundit.

Për sa i takon kredive për individë në monedhën euro, normat e interesit vitin e kaluar shënuan një nivel mesatar prej 3.61%, me një rritje shumë të lehtë nga shifra prej 3.59% e vitit të kaluar.

Produkti kryesor i kredisë për individë që jepet në euro, kredia për banesa u dha mesatarisht me një normë interesi prej 3.17%, nga 3.12% që kishte qenë për vitin 2020.

Për sa i takon kredisë së bizneseve, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë shënoi një rritje të lehtë, në nivelin 5.53%, nga 5.48% që kishte qenë një vit më parë. Por, ndërkohë interesi mesatar pësoi një rënie për monedhën euro, duke zbritur në 4.1%, nga 4.17% që kishte qenë një vit më parë. /Monitor

Më të lartat në rajon, mësoni interesat reale të

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook