Lidhu me ne

Mix

Reportazhi në BBC/ Ashurja, ëmbëlsira më e vjetër në botë

Nga Paul Benjamin Osterlund, BBC

Ishte një ditë e ftohtë dhe me shi janari në Stamboll dhe unë po kërkoja frymëzim në Goreme, një dyqan ëmbëlsirash të mënyrës së vjetër në lagjen Kurtuluş. Të njohur për pudingun e pjekur në furrë dhe ëmbëlsirat e shkëlqyera me bazë qumështi, ato ofrojnë gjithashtu atë që mendohet të jetë ëmbëlsira më e vjetër e njohur për njerëzimin: ashurja.

Sipas traditës islame, “asure” – e cila shpesh quhet “Pudingu i Noes” – u përgatit si një pjatë festive nga familja e profetit pasi i mbijetoi përmbytjes së madhe kur u la në malin Ararat, në skajet e asaj që sot janë kufijtë verilindorë të Turqisë. Legjenda thotë se kjo ëmbëlsirë, e cila zakonisht përbëhet nga duzinë me kokrra gruri, fruta, arra dhe bishtajore të ndryshme, u shpik duke kombinuar çdo përbërës që kishte mbetur ende në “Arkën e Noes”.Receta e gjyshes për hashure me arra dhe kanellë | GAZETA SHËNDETI

Pjata është pak e ëmbël, e pasur dhe e shijshme me fruta. Kur përgatitet e nxehtë, ashurja merr një qëndrueshmëri që i ngjan qullit; kur shërbehet e ftohtë, ngjizet dhe merr më shumë një pamje të ngjashme me kremin.

Përveç mbajtjes si ëmbëlsira më e vjetër në botë, ashurja ka një rëndësi shpirtërore sot në të gjithë Anadollin, tokat që përbëjnë shumicën e Turqisë moderne.

“Ashure do të thotë ’10’ në arabisht dhe i referohet ditës së 10-të të muajit Muharrem, muajit të parë të kalendarit islamik. Ëmbëlsira gatuhet nëpër shtëpi gjatë asaj jave dhe u shpërndahet miqve, duke simbolizuar përhapjen e dashurisë dhe bollëkut”, – shkruan redaktori i ushqimit të Vogue dhe GQ Turkey, Cemre Torun në një artikull për Revistën Fool, duke vënë në dukje se ashure është “ndoshta pjata më simbolike në këtë pjesë të botës”.Receta e ashures, sipas Dhurata Thanasit! - Kuzhinë

“Kjo datë është e një rëndësie të veçantë për myslimanët shiitë – dhe e një rëndësie të veçantë për alevitë dhe bektashinjtë – sepse përfaqëson martirizimin e nipit të Profetit Muhamed, Huseyin, një ngjarje që ndezi ndarjen shiite-sunite në Islam”, – vazhdon Torun.

Megjithëse bektashinjtë i kanë rrënjët në Anadoll, selia e tyre u zhvendos në Shqipëri pasi urdhrat sufi u ndaluan në vitin 1925 nga Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i republikës turke. Sistemi i tyre i besimit është i afërt me atë të Alevizmit, një fe heterodokse, jo-suni. Megjithëse Alevitë përbëjnë 20-25% të popullsisë turke, besimi i tyre nuk njihet ligjërisht nga qeveria.

Duke lënë mënjanë fenë dhe historinë, Torun më tha se ashurja pasqyron atributet e gatimit anadollak.

“Prania e përbërësve si qiqrat dhe fasulet tregon rëndësinë që i kushtohet ekuilibrit dhe shijeve. Theksin vihet tek bollëku dhe prosperiteti dhe sa ushqyese është kuzhina në këtë rajon dhe rëndësia e qilarit në kuzhinë. Ato janë gjithmonë të mbushura me të gjitha llojet fasule, thjerrëza, drithëra dhe fara”, – tha ai.While there are countless recipes for ashure, common ingredients include chickpeas, beans, grains, nuts and fruit (Credit: Koraysa/Alamy)

Në Turqi dhe më gjerë, ka varietete dhe receta të panumërta për ashuren, për shkak të listës së përbërësve që mund të përdoren. Ajo është plot me lëndë ushqyese dhe është një ëmbëlsirë ideale për dimër, sepse është e shëndetshme dhe e kënaqshme.

During the month of Muharrem, ashure is cooked in homes and distributed to friends and neighbours (Credit: Cometary/Getty Images)Suna Cagaptay, profesoreshë e historisë së arkitekturës dhe arkeologjisë në Universitetin Bahçesehir të Stambollit thotë se ëmbëlsira e famshme u fut gjithashtu në traditat e kuzhinës greke dhe armene dhe se si ekzistojnë variantet në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore.

“Kur isha një 7-vjeçare naive, thjesht supozova se kjo ishte një ëmbëlsirë specifike për alevitë. Si adoleshente kuptova se edhe sunitët e bënin atë,” – shkruan Cagaptay.

I kërkova Capaptay të kujtonte përvojat e saj dhe të familjes së saj me traditat rreth ashures dhe ajo shpjegoi se si nëna e saj e shërbente të nxehtë duke përdorur një recetë minimaliste me 8 përbërës (grurë, sheqer, sulltana, qiqra, fasule të bardha, ujë, kanellë dhe arra).

Pavarësisht se çfarë përbërësish përdoren, kjo është një pjatë e mbushur me nostalgji për shumë prej atyre që e përgatisin. 

Goreme, an old-school dessert shop in Istanbul, sells a simple version of ashure that's based on an Armenian cold soup (Credit: Paul Osterlund)

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook