Lidhu me ne

Kioske

Shifrat fantastike të Këshillimit Kombëtar: është çmendur populli apo udhëheqja?

Shifrat fantastike të Këshillimit Kombëtar: është

Alfred Lela

Këshillimi Kombëtar, një lloj referendumi pa procedurë dhe pa metodolgjinë që zakonisht shoqëron procese të tilla anketimesh, është mbyllur me sukses. Edhe njëherë Qeveria Rama ka arritur të nxjerrë, në hutimin e përgjithshëm të kaosit, një rezultat fantastik që, edhe pse nuk mund të thotë domosdoshmërisht të vërtetën, dëshmon diçka për autorin e kësaj të vërtete. Krejt ndryshe nga çështje dhe debate të mëdha kombëtare, me implikime  edhe ndërkombëtare, si për shembull referendumi në Francë për kushtetutën e BE-së i vitit 2005, apo më i famshmi ndër referendumet, dalja apo jo e Britanisë nga Unioni Europian, që luhaten në tehun e mprehtë mes PO-së dhe JO-së, ku njëra mezi e mposht tjetrën, referendumi i Ramës arrin në fotofinish me hijeshinë dhe forcën e Usain Boltit.

Kështu, 61 përqind e shqiptarëve janë për legalizim të kanabisit (atij mjekësor për të qenë të drejtë, sepse shqiptarët e dinë afrofe se çfarë është kjo lëndë psikedelike dhe të gjitha implikimet e tij);

66 për qind e shqiptarëve janë pro amnistisë së kursimeve të emigrantëve;

59 për qind e shqiptarëve janë pro Ballkanit të Hapur;

74 përqind e shqiptarëve janë pro dënimit të gjyqtarëve të korruptuar, edhe pse nuk kanë kaluar vettingun;

67 përqind janë pro që Shqipëria të ndahet nga procesi paralel i integrimit në BE me Maqedoninë e Veriut.

Kur sheh numrat që pasojnë çështjet e hedhura për ‘këshillim’, nuk mund të mos vëresh se lista është më shumë dëshira brenda agjendës së qeverisë dhe pajtim automatik me to të popullit shqiptar. Sipas parimit të njohur enverist “ç’do populli bën partia dhe ç’thotë partia bën populli”.

Po kaq drasike është edhe shtrirja e kuvendimit, që varion nga kanabisi te gjyqësori i korruptuar dhe çështjet delikate dhe që kërkojnë shumë balancime, siç janë ato të integrimit dhe të politikës së jashtme. Më fantastikja ndër propozimet e qeverisë, dhe kthyer në dëshirë të shqiptarëve, është ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në integrimin paralel në BE, pra ai që quhet në gjuhën e Brukselit decoupling apo deçiftimi. Sikur politika e jashtme, e cila sidomos në këtë rast është multilaterale të vendoset në referendume të brendshme, Shqipëria mund të ishte në BE që në fillim të viteve ’90, dhe mundësisht shteti i 51-të i Amerikës.

Në të gjitha rastet nisma e qeverisë Rama është simulim i demokracisë, pra çelje procesesh që legjitimojnë, të paktën në dukje, hapa të dyshimtë, për të mos thënë delegjitimë, të së majtës në pushtet.

Nëse procedura dhe metodologjia anashkalohen në këtë thirrje të ‘zërit të popullit’ në punët e shtetit dhe të së ardhmes, ajo që mungon me gjithë mend, dhe çirret me mungesë, është transparenca. Cili mekanizëm apo organizatë i certifikon shifrat në përqindje që ka korrur qeveria në fushat pjellore të konsensusit popullor?

Për mënyrën si janë hartuar pyetjet është shkruar më herët, dhe tashmë atë amatorizëm e kapërcen aroma e fortë e shifrave. E cili, edhe pse është ndërtuar për të krijuar idenë e demokracisë dhe konsensusit, bën bash të kundërtën: thekson mungesat. Ndoshta jo të gjitha, por disa prej pyetjeve janë çështje që ndajnë. Gjë që nuk duket te përqindjet e forta të ‘konsensusit’. Këto shifra autokratike tregojnë një gjë: është çmendur populli ose udhëheqja.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook