Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: PS po përdor Kongresin për të legalizuar drogën, krimin dhe paratë e pista

Berisha: PS po përdor Kongresin për të legalizuar drogën,

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar punimet e Kongresit të PS.

Në një postim në facebook, Berisha e ka analizuar përmes 9 pikave këtë kongres, që sipas tij po përdoret për të legalizuar drogën, krimin dhe paratë e pista.

Postimi i plotë i Berishës:

Dy fjale per Kanabo-Kongresin e Partise Socialiste!

Te dashur miq, sot Partia Socialiste e Shqipërisë mblidhet ne Kongresin e saj, te cilin pa filluar punimet mediat e cilesuan si Kanabo-Kongresin e saj.

Duke respektuar plotesisht kete vleresim une do te ndalem ketu shkurtimisht ne analizen e bilancit dramatik te qeverisjes se kesaj partie dhe sqaroj qe ne krye te radhes se me kete analize nuk fajesoj anetaresine e PS dhe mbeshtetesit e saj por vetem e vetem udheheqjen kryesore, nomenklaturen e saj te korruptuar me ne krye Edi Ramen.

Ky bilanc deshmon se kjo udheheqje:

1 – Eshte shndërruar me vjedhjet e saj ne nje organizate te vertete kriminale.

2 – Ka perzene qe ne vitin 2009 voten e anëtarësisë nga kjo parti. Ajo ka zëvendësuar sistemin e votës se lire ne Shqipëri me sistemin e dhunimit te saj nëpërmjet blerjes masive, dhunës me bandat, perdorimit total te shtetit per qëllime elektorale dhe nëpërmjet futjes se sistemit policesk te patronazhisteve.

3 – Ne keto vite ajo ka ndertuar ne Shqiperi narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe dhe shnderruar vendin tone ne Kolumbi apo Kanabistan, ne epiqender te organizatave kriminale te rajonit, Europes, dhe botes.

Sot ajo perdor Kongresin per te legalizuar drogen, krimin, parate e pista. Ndaj dhe analistet dhe mediat e pagezuan pa u mbledhur Kongresin si Kanabo-Kongresin e saj.

4 – Me lidhjet e saj me krimin, drogen, vjedhjet dhe korrupsionin kjo udheheqje ka bllokuar per 6 vite me radhe hapjen e negociatave te Shqiperise me BE.

5 – Ajo ka shkelmuar interesin kombetar, me Ballkanin e Hapur eshte lidhur ne aleance trilaterale me Beogradin dhe Shkupin si vasale e Serbise dhe ka vendosur Kosoven ne nje dare armiqesore.

6 – Ajo u perpoq te marre peng Partine Demokratike dhe te asgjesoje pluralizmin politik shqiptar.

7 – Kjo nomenklature e inkriminuar koke e kembe kontrollon sot mbi 90% te pushteteve ne Shqiperi. Edi Rama sot ka 10% pushtet me teper se sa diktatori i fundit komunist shqiptar ne vitin 1991.

8 – Me vjedhjet dhe korrupsionin e papermbajtur qeveritar ka rritur borxhin publik te Shqiperise ne 103% dhe ka trefishuar mjerimin, varferine ekstreme.

9 – Ne pese vite ne zbatim te platformes se Çubrilloviçit te spastrimit etnik, per shkak te varferise mjerimit, dhunes policore jane larguar nga Shqiperia 520 mije shqiptare.

9 – Kjo eshte nomenklatura me e babezitur ne historine e Shqiperise, e shpenzimeve te shfrenuara te miliona e dhjetera miliona eurove udhetime me avion ne dispozicion, e darkave me bifteke 1000 dollare, e suitave luksoze mijera e mijera dollare nata etj, etj.

Lideri i saj ne nje kohe qe gazetat me serioze te Europes si ‘Politico’ e shpallin kryeministrin me te parendesishem ne Europe apo televizione me fame boterore si BBC bejne spote tallese televizive si per asnje politikan tjetër apo e shpallin Sekretarin e Përgjithshëm te NATO te datës 1 prill, ministreshat e tij e shpallin ne gare Skenderbuçi apo brendi i Shqiperise gjerë pothuaj zoti i zoterve, vetë Zeusi.

Per te gjitha keto miq kjo eshte nomenklatura me e korruptuar me antipopullore dhe antikombetare ne Europe dhe ky eshte kongresi i bilancit me dramatik ne historine e Shqipërisë pas kongresit te fundit te PPSH.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook