Lidhu me ne

Radar

Meta: Veliaj gënjen edhe në gjumë, e ndjek hija e firmës që i ka dhënë Bllakos për inceneratorin


Presidenti Ilir Meta duke ju përgjigjur akuzave të Erion Veliajt ka thënë se nuk ka bërë asnjë bllokim për propozime për ambasadorë.

Meta e cilësoi Veliaj si gënjeshtar që gënjen edhe në gjumë.

Akuzat për bllokim të propozimeve për ambasadorëve, një mashtrim ordiner. Zogu i Tiranës edhe në gjumë gënjen. Nuk kam bllokuar asnjë propozim zyrtar për emërim ambasadori. Faktet janë shkresat zyrtare”,-tha Meta.

Kreu i Shtetit më tej tha se Veliajn do e ndjekë hija e firmës që i ka dhënë Alqi Bllakos për inceneratorin e Tiranës.

Meta tha se SPAK nuk ka vepruar për ndëshkimin e akteve të Bashkisë të Tiranës duke filluar që nga shembja e Teatrit e deri te inceneratori.

Zogun e Tiranës do ta ndjekë si hije gjithë jetën firma që i ka dhënë Alqi Bllakos për inceneratorin e Tiranës.

I kam paralajmëruar prej kohësh të mos i vënë stërkembeshin interesit publik. Asnjë veprim të prokurorisë dhe SPAK nuk kemi parë për ndëshkimin e akteve mafioze të Bashkisë së Tiranës, si shembja e Teatrit dhe inceneratori”-deklaroi Kreu i Shtetit.

Deklaratat e Veliaj, Presidenti i quajti si shpikje të një fajtori për dështimet e qeverisë.

Ndër të tjera Presidenti ftoi të arrestuarit për inceneratorët të bëhen të penduar dhe të tregojnë se kush i ka dhënë garanci për të shkelur ligjin.

Sot u shpik një fajtor për dështimet e Qeverisë. Nuk është Presidenti fajtor pse ne Ukrainën që është në luftë nuk rriten çmimet, ndërsa në Shqipëri po. Pse këtu nuk rriten pagat dhe pensionet nuk është Presidenti fajtor. Për kriminalizimin e pashembullt të Qeverisë nuk është Presidenti fajtor.

Afera e inceneratorëve, i ftoj të gjithë të bëhen të penduar dhe të tregojnë kush ju ka dhënë garanci për të shkelur ligjin”-theksoi Presidenti.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook