Lidhu me ne

Mix

Hemorroidet, shkaqet dhe trajtimi

Bisedoi: Elona Tereziu

Hemorroidet janë zgjerime të vazave të gjakut që ndodhen në fund të zorrës së trashë. Hasen në çdo moshë, por më të shpeshta janë pas dekadës së katërt. Shkaktarë kryesore për formimin e tyre janë dieta e varfër me fibra, konstipacioni, diarreja e zgjatur, obeziteti, shtatzënia, sforcimi gjatë defekimit, historia familjare etj.

Nevila Lengu, mjeke gasto-hepatologe, pranë Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve nr.1 në kryeqytet, tregon më tepër lidhur mbi këtë patologji, duke e vënë rëndësinë tek mënyrat e trajtimit. Ndërkohë që thekson se një pjesë e mirë e pacientëve vetëmjekohen në farmaci duke neglizhuar konsultën me mjekun specialist, edhe pse shpeshherë pas hemorrideve mund të fshihet një patologji shumë më e rëndë siç është kanceri i zorrës së trashë.

Çfarë kuptojmë me hemorroide?

Hemorroidet janë zgjerim i venave të lokalizuara në fund të zorrës së trashë (rektum dhe anus). Në varësi të lokalizimit ato klasifikohen si të brendshme (lokalizimi rektum) dhe të jashtme kur evidentohen në zonën përreth anusit. Hemorroidet e brendshme bëhen të dukshme vetëm kur ato prolabojnë jashtë anusit gjatë defekimit, ndërsa hemorroidet e jashtme mund të konstatohen që në fillim nga vetë pacienti pasi janë të palpueshme me dorë dhe të dukshme.

Hemorroidet mund t’i hasim në çdo moshë, por më të shpeshta janë pas dekadës së katërt. Preken si meshkujt, ashtu edhe femrat me një shpeshtësi më të madhe tek këto të fundit.

Cilët janë faktorët prirës të hemorroideve?

Shkaktarët kryesore janë dieta e varfer me fibra, kapsllëku dhe diarreja e zgjatur, obeziteti, shtatzënia, qëndrimi ulur gjatë në tualet dhe sforcimi gjatë defekimit, si dhe historia familjare.

Cilat janë shenjat klinike të hemorroideve dhe si bëhet diagnostikimi?

Ankesat më të shpeshta janë defekimi me gjak të pastër në fund, kruarje dhe diegje përreth anusit, dhimbje gjatë defekimit, ndjenjë e parehatisë në fund të zorrës së trashë dhe konstatimi nga vetë pacienti i venave të fryra përreth anusit.

Diagnoza vendoset nëpërmjet inspektimit lokal, ekzaminimit me gisht (tuche rektale), anoskopisë dhe sigmoidoskopisë. Duke qenë se gjakrrjedhja është ankesa më e shpeshtë, ajo nuk duhet neglizhuar, por duhet bërë diagnoza diferenciale veçanërisht me kancerin e pjesës fundore të zorrës së trashë.

Si bëhet trajtimi i hemorroideve?

Së pari bëhet stadifikimi i hemorroideve, që realizohet në bazë të faktit nëse prolabojnë apo jo, nëse prolabimi është i rikthyeshëm apo jo (spontan apo manual) dhe nëse kanë krijuar trombe në brendësi.

Këta tregues i klasifikojnë ato në 4 grada.

Në stadet e para trajtimi është dietetik (dietë e pasur me fibra, konsumim i mjaftueshëm i ujit, kujdes në përdorimin e alkoolit dhe kafesë, moskonsumim i ushqimeve pikante) higjienë personale, mospërdorimi i letrës higjienike, por pecetave të gatshme të lagura por jo me përmbajtje alkooli dhe medikamentoz (supostë dhe kremra me kortizonike dhe anestetikë lokale, lehtësues së jashtëqitjes pra laksative dhe qetësues të dhimbjes si paracetamoli).

Në stadet e avancuara rekomandohen mënyra trajtimi më agresive, si: ligatura me banda elastike, procedurë ku baza e venës varikoze lidhet me një unazë elastike duke penguar furnizimin me gjak dhe shkëputjen gradualisht të kësaj të fundit, skleroterapia që konsiston në injektimin në bazë të venës varikoze të lëndeve sklerotizante që e rrudhosin venën.

Trajtimi me nxehtësi si elektrokoagulim, lazer ose rreze infra të kuqe dhe interventi kirurgjikal (hemorroidektomia).

Ligatura me banda elastike dhe hemorroidektomia janë metodat më të sigurta për mosripërsëritjen e hemorroideve.

Këshilla?

Dieta e pasur me fibra (fruta dhe perime) përdorimi i mjaftueshëm i lëngjeve, trajtimi i konstipacionit, shmangia e sforcimit gjatë defekimit dhe qëndrimit gjatë ulur parandalojnë jo vetëm shfaqjen e hemorroideve por edhe agravimin e tyre.

Një pjesë e mirë e pacientëve i neglizhojnë ankesat ose mjaftohen vetëm me marrjen në farmaci të medikamenteve pa konsultën e mjekut.

Kujdes! Pas një rektoragjie në dukje të thjeshtë mund të fshihet një patologji shumë më serioze se hemorroidet dhe jo e pamundur bashkekzistenca me patologji të tilla./ Shendeti.com.al

MË TEPËR

Mix2 sekonda më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix24 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix24 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix24 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix24 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix24 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix24 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix1 ditë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix1 ditë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Facebook