Lidhu me ne

Mix

Çfarë duhet të hajë një fëmije 5 muajsh?

Baby

Sigurisht që ushqimi kryesor në këtë moshë duhet të jetë qumështi, qoftë ai i gjirit apo i formulës. Zakonisht specialistët këshillojnë që nëse fëmija ushqehet vetëm me qumësht gjiri, ushqimet e ngurta të fillohen nga muaji i 5-të, ndërsa nëse fëmija ushqehet me qumësht artificial, nga muaji i 4-t.

Por, cfarë mund të hajë një fëmijë 5 muajsh?
Si fillim nuk duhet të harrojmë se ai është ende një fëmijë shumë i vogël dhe stomaku i tij nuk është në gjendje të tretë shumëllojshmëri ushqimesh.
Zakonisht nënat e fillojnë procesin e ushqyerjes së fëmijës me lengjet e frutave, gjë që është shumë e gabuar, pasi lëngjet përmbajnë gjithë sheqerin që ndodhet në to.
Ju mund të filloni t’i jepni fëmijës frutat, të cilat duhet të jenë molla dhe dardha. Secila prej tyre jepet e ndarë nga tjetra dhe me një diferencë prej 3 ditësh, kjo për të parë një alergji të mundshme të fëmijës. Pas rreth një jave mund të filloni t’i jepni drithërat, të cilat mund të jenë mielli i orizit, mielli i misrit, në bazë të moshës së fëmijës. Pas cdo ushqimi fëmijës duhet t’i jepet ujë.

Kur duhet t’ja jap fëmijës ushqimet?
Frutat zakonisht duhet të jepen pasdite. Ato duhet të bëhën në formë pureje. Mirë është t’i zieni dhe më pas t’i shtypni me pirun.
Drithërat të cilat mund t’i bëni me qumështin që fëmija pi zakonisht ose me ujë ( nëse ato përmbajnë qumësht ) mund t’ja jepni ne drekë. Më pas drithërat pa përmbajtje qumështi mund t’ja përgatisni fëmijës me lëng perimesh.
Për momentin këto duhet të jenë ushqimet e vetme që mund t’i jepen fëmijës. Pasi ai është mësuar të hajë frutat dhe drithërat mund të fillohet me perimet, të cilat si fillim duhet të jenë patatja, karrota dhe kungulli, sigurisht të ndara nga njëra-tjetra. Tashmë perimet duhet të jenë dreka e fëmijës dhe drithërat mund të jepen në mengjes, të cilat në këtë vakt duhet të përgatiten vetëm me qumësht.
Frutat dhe perimet ( në momentin që do t’i fillohen ) duhet të jenë gjithmonë të freskëta, të cilat duhet t’i përgatisni në shtëpi. Një alternativë mund të jenë edhe frutat dhe perimet e konservuara, por që ne do t’ju këshillonim t’i evitonit sa më shumë.

Cfarë duhet të keni parasysh:
– Para muajit të 6-të fëmijës nuk duhet t’i jepen ushqime që përmbajnë gluten, pasi kjo proteinë mund të shkaktojë alergji tek fëmija.
– Lëngu i perimeve mund të ruhet deri në 24 orë në frigorifer, më pas nuk duhet të konsumohet më!
– Vaji i ullirit që shtohet tek ushqimet e fëmijës nuk duhet të skuqet asnjëherë, por të hidhet në pure në momentin e ushqyerjes.
– I jepni fëmijës të hajë sa ka uri dhe jo me kalendar. Disa fëmijë kanë më shumë oreks dhe disa më pak.

Ka një moment specifik gjatë të cilit unë nuk duhet t’i filloj një ushqim fëmijës?
Sigurisht që po!
– nëse fëmija sapo është vaksinuar;
– nëse fëmija është në gjendje gripi, ka kollë apo një ftohje;
– në një moment që fëmija është shumë i lodhur.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix19 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix19 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix20 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix20 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix20 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook