Lidhu me ne

Radar

Berisha: Unë nuk garoj me rivalë të shpikur si Rama, do ta bëj të na njohë mirë, këtu do jemi

Në një konferencë për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi se ai do të ishte kandidat për kryetarin e Partisë Demokratike.

“Nuk kam dorëzuar dokumentet, por do të kandidoj.”- u shpreh ai.

I pyetur nëse prania e tij në garë do kompleksonte rivalët e tij për të kandiduar, Berisha u përgjigj se gara do jetë transparente. Dhe se nëse dikush nuk merr pjesë do ishte vendim personal i tyre, por ai nuk do “shpikte” rivalë.

“Gara ime i nderuar zotëri dhe për të gjithë ata që po na ndjekin nuk bëhet për rivalët por për anëtarët e PD-së. Unë paraqitem për të kërkuar dhe fituar votën dhe besimin e anëtarëve të PD-së. Se çfarë vendimi do të marrin për të kandiduar apo jo, ajo s’ka lidhje me mua. Ajo është vendim personal i secilit. E pavarur nga unë. Cilido të kandidojë e garantoj se ai Komision do krijojë të gjitha kushtet dhe mundësitë për një garë transparente. Nuk ka rivalë të shpikur. Ka marrë fund koha kur Edi Rama shpikte rivalë për veten e tij. Nuk sajoj dhe nuk shpik rivalë. Ky është qëllimi im.”- tha Berisha.

Më pas, i pyetur sesi do të ndryshojë kodin zgjedhor për të shtuar votën e emigrantëve, duke qenë se kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk e njeh atë në krye të PD-së Berisha pati një përgjigje të prerë.

“Do ta bëj Edi Ramën të na njohë dhe të na njohë mirë. Do ta bëj, këtu do jemi.”– qe përgjigja e tij.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook