Lidhu me ne

Mix

Sa kalori duhen ne shtatzani per te mbajtur nen kontroll peshen?

Frika për të mos marrë shumë peshë në shtatzani ekziston pothuajse për të gjitha gratë sepse mbi të gjitha kjo nuk favorizon një ecuri të mirë të shtatzanisë. Duke qënë kështu këshillohet të llogariten me kujdes kaloritë e marra gjatë ditës, duke zgjedhur gjithmonë ushqimet e duhura dhe cilësore.

Do të ishte mirë që dietën ushqimore t’jua përcaktonte mjeku, duke pasur parasysh se nuk duhet ta lini veten t’ju marrë uria por as ta ekzagjeroni duke ngrënë “për dy”.

Kaloritë e marra dhe dieta perfekte

Dieta perfekte do të ishte ajo që përbëhej nga një sasi brenda normave e drithërave, mishit, peshkut, e cila nuk e rëndon trupin që është duke u transformuar por ndërkohë jep energjitë e duhura për të përballuar ndryshimet.

Në fillim të shtatzanisë me shumë mundësi do të humbisni peshë për shkak së të vjellave dhe shqetësimeve në stomak por kur qetësoheni mund të konsumoni ushqime të thata pa e kaluar limitin e bukës së thekur apo biskotave të kripura që shpesh këshillohen.

Galetat e orizit nuk duhet të konsumohen në sasi të mëdha pasi nuk ju ngopin dhe nuk përfshihen në dietat me pak kalori. Nuk duhet të përdorni shumë ëmbëlsira dhe dietat e pasura me sheqer. Ato duhen limituar pasi mund të shkaktojnë edhe probleme të tjera si hipertensioni.

Nuk duhet të lini pa konsumuar mëngjesin, nuk duhet të mungojnë rreth 70-80 gramë makarona në drekë  dhe darka duhet të jetë e lehtë. Duhet të konsumoni 5 vakte në ditë duke marrë rreth 2000 kalori në ditë. Porcionet e ushqimit dhe dietën do të ishte mirë t’jua këshillonte mjeku sipas nevojës që keni. Limiti maksimal i kalorive do të ishte 2400 dhe ai minimal 1400. Nuk duhet të eleminohen karbohidratet pasi kanë burim energjie por mund të përdorni ato integrale. 10-12 kg në shtatzani do të ishte pesha ideale që mund të shtonit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook