Lidhu me ne

Mix

Si ta kuptoni që keni të bëni me një sociopat? 5 shenjat që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Nëse keni takuar një sociopat në jetën tuaj, si në të tashmen, apo edhe të kaluarën, ka shumë gjasa që mos ta keni kuptuar. Shumë prej jush mund ta kenë dëgjuar shpesh fjalën sociopat, duke menduar se bëhet fjalë për ndonjë vrasës lunatik, mirëpo shumë prej tyre bëjnë një jetë normale, duke i dhënë sinjalet e rrezikut vetëm në raste situatash ekstreme. Por si ta kuptoni që një person i tillë është në jetën tuaj? Janë 5 sinjale që nuk duhet t’i neglizhoni.

1-Tregojnë shenja të mëdha pandjeshmërie.

Mund të ndodhë që të jenë krejtësisht të pandjeshëm rreth një situate të caktuar që ju prek juve. Ata nuk shfaqin asnjë grimcë empatie, apo në rast debati nuk kursehen me lëndimet që ju shkaktojnë duke mos ndjerë pendim më pas.

2-Kanë ndryshime të theksuara humori.

Ata janë njerëz që duan të kenë kontrollin e situatave të ndryshme. Kjo vjen për shkak të panikut që i karakterizon si njerëz, dhe në rast ndryshimesh mund të vëreni ndryshime humori të theksuara. Nëse po qeshin me ju dhe pas 5 minutash i gjeni duke ju ulëritur rreth diçkaje, ka shumë gjasa se keni të bëni me një sociopat.

3- Janë ekstremisht të rezervuar për jetën e tyre private.

Ata janë njerëz të fshehtê, që nuk u pëlqen të tregojnë shumë për veten. Janë protektiv ndaj informacioneve private. Nëse i bëni pyetje për çështje private do vini re një irritim të madh te ta.

4- Me raste janë edhe sharmantë.

Disa lloje sociopatësh, shpesh lënë përshtypje të mira te të tjerët. Janë të sjellshëm në dukje, dhe kjo i bën të pëlqyeshëm. Sipas psikologëve, njerëzit të cilët që në fillim janë shumë të sjellshëm dhe të dashur me të gjithë, kanë tendencën të jenë të ftohtë dhe pa ndjenja në të vërtetë.

5- Janë shumë manipulues.

Ata janë njerëz që duan të përfitojnë nga të tjerët. Për këtë përdorin shpesh manipulimin, dhe janë mjeshtra të tij. Këto 5 shenja të lartë përmendura, janë zakonisht karakteristikat bazike të një sociopati. Shumica e tyre nuk janë të rrezikshëm, por kjo gjendje kombinuar me çrregullime të tjera mendore, mund të rezultojë fatale.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook